Italia është vendi europian më i prekur me koronavirus. Autoritetet italiane nuk po përballen si duhet me këtë virus, pasi numri i të prekurve është shumë i lartë, po ashtu dhe numri i të vdekurve.
Fiorentina ka bërë me dije së fundmi se dy lojtarët e saj kanë dalë pozitiv në testet e bëra për koronavirusin. Cutrone dhe Pezzella kanë dalë pozitiv me këtë sëmundje.
Nuk janë vetëm këta dy lojtarë, por dhe fizioterapisti Dainelli që është prekur nga COVID-19. Situata është e vështirë në Itali, pasi numri i të prekurve po rritet ndjeshëm.