Vuan nga tumori, Pelé do të qëndrojë edhe një javë në spital

Pas shtrimit në spital më 13 shkurt, për t’iu nënshtruar seancave të kimioterapisë, Pelé duhet të qëndrojë në institucionin shëndetësor më tepër nga sa parashikohej. Zyrtarët e spitalit në Sao Paolo njoftuan se legjenda 81-vjeçare, duhet të qëndrojë edhe për një tjetër javë nën kujdesin e mjekëve.

Pelé vuan nga tumori në zorrën e trashë, teksa problemeve shëndetësore i është shtuar edhe infeksioni në rrugët e urinës. Sipas mjekëve, “gjendja e tij është e qëndrueshme” dhe legjenda braziliane “pritet të largohet nga spitali gjatë ditëve të ardhshme”.

Check Also

Luhet në Rusi, UEFA gati të ndryshojë finalen e Champions League

Pas tensioneve ushtarake të krijuara ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës, UEFA po shqyrton mundësinë që të …

Briken Calja merr nga presidenti Meta “Dekoratën e Flamurit Kombëtar”

Presidenti Ilir Meta ka dekoruar sot në një ceremoni të posaçme peshëngritësin Briken Calja dhe …

Real Madrid, Marcelo mund të barazojë rekordin historik

Marcelo mund të barazojë këtë javë një nga rekordet historike të Realit të Madridit. Nëse …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *