Institucioni më i lartë europian i futbollit ka marrë më në fund vendim që ndeshja e Champions League Valencia-Atalanta dhe ajo e Europa League, Inter-Getafe të luhen sipas kalendarit të caktuar pa tifozë, pra me dyer të mbyllera.
Ky vendim ekstrem erdhi pas situatës së fundit të krijuar në Itali ku përhapja e koronavirusit me origjinë nga Kina ka përparuar me shpejtësi të madhe dhe ka prekur mbi 3000 persona.
Ende nuk ka një vendim për sfidën mes Barcelonës dhe Napolit, por klubi vijon të shesë bileta dhe me shumë mundësi takimi do të zhvillohet normalisht me të dy anët e publikut në shkallët e stadiumit. Gjithashtu mbetet për t’u parë dhe vendimi që do të merret për ndeshjen Juventus-Lion.