Tirana dhe Skënderbeu ndajnë pikët, korçarët kanë rastet më të mira

Tirana dhe Skënderbeu në stadiumin “Air Albania” ndajnë nga një pikë në një ndeshje që nuk gëzon asnjërin nga ekipet, kryeqytetasit sepse nuk kalojnë Kukësin në krye të klasifikimit dhe Skënderbeun që pati më shumë shanse për të fituar.

Janë pikërisht korçarët që kalojnë në avantazh me një gol të Bregut (28’), që përfiton nga një gabim i mbrojtjes bardheblu. Reagimi i Tiranës nuk konkretizohet në raste të pastra, madje kryeqytetasit rrezikojnë të pësojnë me raste të tjera.

Pikërisht kur ndeshja po i drejtohej fundit, është braziliani Kale që barazon sfidën në të 80-ën pas një aksioni ku sulmuesi Ngoo pretendoi për një 11-metërsh.

Por në sekondat e fundit do të jetë përsëri Skënderbeu që do të ketë rastin e artë me Gripshin, topi i të cilit largohet nga linja fatale nga Hoxhallari.

Tirana ngjitet në kuotën e 41 pikëve, ndërsa Skënderbeu është tek 29 pikët, një pozicion shumë poshtë cilësive të treguara edhe në këtë ndeshje.

Check Also

Dortmund fiton Kupën e Gjermanisë, Sancho dhe Halaand dhurojnë spektakël

Një pjesë lojë i ka mjaftuar Borussia Dortmund për të dalë kryelartë nga finalja e …

Shtyllat shmangin finalen angleze edhe në Europa League

Manchester United-Villarreal do të jetë finalja e Europa League. Arsenal, që kishte humbur ndeshjen e …

Po shkëlqen me Atalanta-n, Gjimshiti renditet i teti në Seria A për performancën më të mirë

Observatori i futbollit “CIES” ka publikuar së fundmi një raport me të dhëna të grumbulluara …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *