Tifozët e Realit ëndërrojnë rikthimin e Ronaldos

Tifozët e Realit të Madridit ëndërrojnë për një rikthim të Cristiano Ronaldos, ndërsa golat e tij mungojnë shumë në Madrid.

Në “Santiago Bernabeu” nuk e kanë harruar një nga numrat 7 më të famshëm të futbollit modern. E nëse objektivi i klubit mbeten dy talentet Halaand dhe Mbappe, tifozët thërrasin akoma emrin e portugezit. Në një sondazh të iniciuar nga “El Mundo Deportivo”, duket qartë dëshira e tifozëve të “Los Blancos” për të sjellë CR7 në Madrid.

Ndërkohë, zërat për një rikthim të futbollistit në Spanjë duket se i ka ushqyer edhe kolegu i tij në kombëtare, Jose Fonte. Mbrojtësi 36-vjeçar, i cili ka bërë të ditur se Ronaldo e do shumë Realin dhe kjo gjë është normale kur flitet për një nga skuadrat më të mëdha në botë, për të mos thënë më e madhja. Sipas tij, një nga futbollistët më të mirë në botë e ka lënë gjithmonë një derë të hapur dhe nuk do të ishte i surprizuar nëse do të rikthehej te Reali.

Vetëm disa orë më parë, Ronaldo u vu në qendër të polemikave në Portugali, kur kishte thyer urdhrin e karantinës duke patur në dispozicion një stadium të tërë si ai i Funchal për t’u stërvitur.

Check Also

Briken Calja merr nga presidenti Meta “Dekoratën e Flamurit Kombëtar”

Presidenti Ilir Meta ka dekoruar sot në një ceremoni të posaçme peshëngritësin Briken Calja dhe …

Real Madrid, Marcelo mund të barazojë rekordin historik

Marcelo mund të barazojë këtë javë një nga rekordet historike të Realit të Madridit. Nëse …

“Kam qenë i vdekur për 5 minuta”, Eriksen i kthehet episodit të tmerrshëm

Christian Eriksen kthehet të flasë për herë të parë pas 6 muajsh dhe kujton episodin e …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *