Ndeshja e futbollit Teuta - Kukesi, 0-0, e vlefshme per Kategorine Superiore, e luajtur ne stadiumin "Niko Dovana", ne Durres. /r/n/r/nAlbanian Superleague match between Teuta and Kukes, 0-0 at the "Niko Dovana" stadium, played behind closed doors, in Durres.

Teuta-Kukësi, sfida që “nuk pranon” barazimin

Superiorja rikthehet sot me një duel mjaft interesant. Në Niko Dovana, në orën 16:00, luhet Teuta-Kukësi, sfidë pretendentësh me bregdetarët që synimet për titull nuk i kanë fshehur kurrë, ndërkohë që edhe te Kukësi, nuk duan ta konsiderojnë veten krejtësisht jashtë lufte.

Durrsakët e trajnerit Edi Martini vijnë pas tre fitoreve radhazi dhe më shumë se kurrë janë në garë për titullin, teksa diferenca me kryesuesit e Vllaznisë është pesë pikë. Sakaq, Kukësi është disi larg kreut me ekipin verilindor që renditet në vendin e pestë, shtatë pikë larg Djemve të Detit.

Mungesat në të dyja kampet peshojnë në repartet që janë pika më e fortë e tyre. Kukësi nuk do të ketë për këtë takim Agim Ibrahimin, që do të ndikojë shumë duke njohur rëndësinë që ka pasur sulmuesi në organikë. Nga ana tjetër, trajneri Edi Martini nuk do të ketë për këtë ndeshje vetëm mbrojtësin e majtë Aleksandros Kouros, i pezulluar me kartonë të verdhë. Deri më tani bilanci sezonal flet për Teutën që ndaj Kukësit ka siguruar fitoren më të thellë në këtë kampionat, një 3-0 në ndeshjen e fundit të vitit.

Check Also

Real Madrid fiton ndaj Liverpool, City mund Dortmundin

Real Madridi e ka fituar betejën e parë kundër Liverpoolit, duke triumfuar 3-1 në “Alfredo …

Heqja e pasaportave diplomatike të kombëtares, Meta: Vendim i pabesë e hakmarrje primitive e Ramës

Vendim të pabesë e hakmarrje primitive e ka cilësuar presidenti Meta ndërprerjen e vlefshmërisë së …

Laporta apo Pep? Të dyja palët në pritje të Messi-t

Barcelona është e vendosur që Lionel Messi të qëndrojë në klub përtej fundit të këtij …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *