Sistemi VAR edhe në Shqipëri

Futbolli shqiptar do të vuajë gabimet e arbitrave të paktën edhe sezonin e ardhshëm. Plani i FSHF-së është që nga sezoni 2021-2022 e në vazhdim edhe Superiorja të ketë sistemin VAR, që do të minimizonte gabimet e “xhaketave të zeza”.

FSHF-ja ka ngritur tashmë një grup pune dhe ka filluar seminaret me përfaqësuesit e IFAB-it dhe FIFA-s. Dje dhe sot është zhvilluar seminari i parë dhe në të ka marrë pjesë edhe presidenti i FSHF-së, Armand Duka, i cili ka pohuar se qëllimi është që VAR-i të implementohet në futbollin shqiptar nga sezoni 2021-2022. “Ka një vendim tashmë dhe duhet respektuar. Si gjithë vendet europiane që e kanë implementuar VAR-in, edhe ne kemi vendosur ta fillojmë këtë proces. Uroj të bëjmë një sistem sa më të mirë, është diçka e ndërlikuar. Nuk mendoj se VAR-i do të drejtojë lojën, por arbitrat. Teknologjia është për ta ndihmuar arbitrin në vendimmarrjen e tij, por jo për të vendosur në fushë. Duhet të jemi shumë të kujdesshëm për pjesën tonë, në mënyrë që pas implementimit të sistemit të mos bëjmë gabime trashanike.

Përgatitja e kapaciteteve njerëzore është më e rëndësishme se dy-tre kamera apo dy-tre pajisje që vendosin vizat për pozicionin jashtë loje. Objektivi ynë është ta fillojmë në sezonin 2021-2022. Mendoj ta fillojmë me Superioren. Projekti për implementimin e VAR-it parashikohet të shtrihet në faza. Në fillim synohet të ngrihet një grup pune me ekspertë arbitrimi, ekspert teknologjie, ekspert ligjor dhe nga sektori i garave për të ndjekur gjithë trajnimet e nevojshme. Ndihma e IFAB dhe FIFA ofrohet për të zhvilluar në mënyrën më të mirë sistemin VAR. Faza e dytë parashikon përcaktimin e sistemit që do të implementohet”, – ka thënë mes të tjerash presidenti Duka.

Check Also

Nga kapiten i Juventus, në kryetar Bashkie i Torinos: Marchisio kandidat i PD-së

Claudio Marchisio kandidat për kryetar bashkie të Torinos. E thënë kështu, drejtpërdrejt, mund vetëm të …

Ronaldo në histori, barazon Pelenë dhe shënon një tjetër rekord

Legjenda e futbollit botëror, braziliani Pele, mbushi 80 vjeç në tetor. Të martën ai mori …

Buffon dhe tërheqja nga futbolli: Kam vendosur një limit, 2023. Pirlo është mik, por në publik…

Ndërsa Juventusi po i gëzohet fitores ndaj Spezias dhe tashmë është përqendruar te ndeshja e …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *