Shtyhet sfida e PSG, ndeshjet do zhvillohen me dyer të mbyllura

Coronavirusi ka mbërritur edhe në Francë. Futbolli Francez shënuar ndeshjen e parë të zhvilluar me dyer të mbyllura për të evituar përhapjen e këtij virusi dhe bëhet fjalë për sfidën e Ligue 2 mes Chambly dhe Le Mans që u mbyll me barazimin 2-2.

Ndërsa në Ligue 1 u mor edhe masa e parë drastike për shkak të COVID-19. Sfida mes Strasbourgut dhe Paris Saint Germain e parashikuar të luhej paraditen e kësaj të shtune është shtyrë në një datë të pacaktuar. vendimi u mor nga prefektja e Basso Reno, Josiane Chevalier për të evituar grumbullimin e personave të shumtë pranë Alto Reno që është zona më e prekur nga coronavirusi në vendin transalpin.

Liga Franceze e pranoi këtë vendim të prefektes dhe konfirmoi shtyrjen e kësaj sfide. Aktualisht në Francë janë regjistruar 400 raste me virusin Sars-CoV-2 dhe në Alto Reno është përhapja më e madhe duke detyruar autoritetet të mbyllin shkollat për 15 ditë.

Ndërkaq, gjatë javës u vendos që të mbahet edhe protokolli i sigurisë në futbollin francez. Lojtarët e skuadrave të Ligue 1 dhe Ligue 2 nuk do të shtrëngojnë duart me njëri-tjetrin përpara fillimit të ndeshjeve, lajm që u konfirmua nga Presidentja e Ligës Franceze të Futbollit, Nathalie Boy de La Tour e cila theksoi se vendimi është marrë në bazë të udhëzimeve të Ministrisë Franceze të Shëndetësisë

Check Also

El Clásico e legjendave, në Tel Aviv luhet Barcelona-Real Madrid

Yjet e së kaluarës të Barcelonës dhe Realit të Madridit zbresin në fushë për të …

Hamilton triumfon para 140 mijë tifozëve në Angli, Leclerc “hap krahun” dy xhiro nga fundi

Lewis Hamilton ka triumfuan në Çmimin e Madh të Anglisë në Formula 1 përballë 140 …

Barella në radarët e Liverpool dhe Man.United, të gatshëm të ofrojnë deri në 70 milionë euro

Nicolò Barella ka shkëlqyer me paraqitjet për Italinë në EURO 2020. 24-vjecari, ka arritur të …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *