Sezoni i ri, Formula 1 nis më 28 mars në Bahrein

Pandemia Covid-19 ka bërë që sezoni 2021 në Formula 1 të pësojë ndryshimet e para në kalendarin e garave. Përmes një komunikimi në rrjetet sociale, Liberty Media ka bërë me dije se botërori 2021 do të nisë më 28 mars, në Bahrejn.

https://twitter.com/F1/status/1348902844401901568

Starti i sezonit nuk do të jetë në Australi, por në Bahrejn, ku pas një muaji do të zhvillohen edhe testet dimërore. Gara e Australisë është shtyrë për më 21 nëntor: një shtyrje me tetë muaj dhe një lloj kthimi “i papritur” në të lashtën, kur GP i Australisë zhvillohej në cirkuitin qytetas të Adelaides për një dekadë të tërë (nga 1985 në 1995), që u mbyll me kalimin e garës nga gara e fundit në të parën e Kampionatit Botëror dhe transferimin e saj në Melburn. Rikthehet në kalendar gara e Imola (Itali), që do të zhvillohet më 18 prill, datë që ishte lënë bosh në kalendarin e mëparshëm.

Formula 1 është ende duke ndjekur situatën që do të paraqitet muajt e ardhshëm nga pandemia Covid-19. Në vitin 2020, organizatorët u detyruan që ta nisnin sezonin në muajin korrik dhe të reduktonin numrin e garave, për të shpëtuar sezonin. Një problematikë e ngjashme mund t’i ndjekë edhe këtë vit, por gjithçka pritet që të mirë-mendohet, për të evituar çdo surprizë të pakëndshme gjatë rrugës.

Check Also

Griezmann dhe Messi ndihmojnë Barçën të shkatërrojë Granadën

Barcelona vijon me rezultatet pozitive në këtë fillim të vitit 2021. Skuadra katalanase shkatërroi Granadën …

Kalendari i Kampionatit Botëror të Formula 1, një garë me pengesa

Një fillim gjithnjë e më i vështirë i sezonit për Kampionatin Botëror të Formula 1. …

Barcelona: 10 vjet që nga momenti më krenar

Më 10 janar 2011, Barça festoi një nga arritjet e tyre më të rëndësishme – …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *