Seria A përgatit datat për rikthimin në fushë

Edhe pse është ende e vështirë të parashikohet sa do të zgjasë emergjenca e koronavirusit, në Itali janë munduar të parashikojnë datën e rikthimit në fushat e lojës.

Deri më tani, Seria A ka planifikuar katër periudha të mundshme, në varësi të situatës. Nisur nga data 25 prill, si alternativën e parë për të luajtur me dyer të mbyllura. Kjo do të ishte data ideale, edhe sepse janë 12 javë për t’u zhvilluar, plus 4 për t’u rikuperuar dhe kalendari është i ngjeshur mes Kupës së Italisë dhe kupave të Europës.

Duke qenë se momentalisht nuk ka garanci për ecurinë e pandemisë, Seria A po punon edhe për tre data të tjera: më 2 maj, në datën 9 ose më 16 maj.

Dy datat e fundit nuk do të lejonin që kampionati të mbyllej më 30 qershor, sipas kërkesës së UEFA-s.

Check Also

El Clásico e legjendave, në Tel Aviv luhet Barcelona-Real Madrid

Yjet e së kaluarës të Barcelonës dhe Realit të Madridit zbresin në fushë për të …

Hamilton triumfon para 140 mijë tifozëve në Angli, Leclerc “hap krahun” dy xhiro nga fundi

Lewis Hamilton ka triumfuan në Çmimin e Madh të Anglisë në Formula 1 përballë 140 …

Barella në radarët e Liverpool dhe Man.United, të gatshëm të ofrojnë deri në 70 milionë euro

Nicolò Barella ka shkëlqyer me paraqitjet për Italinë në EURO 2020. 24-vjecari, ka arritur të …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *