Seria A në alarm/ Një tjetër futbollist me koronavirus, pritet të izolohet gjithë ekipi

Sulmuesi serb i Fiorentinës, Dushan Vlahoviç në Serinë A, ka rezultuar pozitiv me koronavirus. Serbi nuk shfaqi simptoma, por rezultoi pozitiv, teksa klubi i Fiorentinës deklaron në një status në rrjetet sociale, se ai tashmë është në shtëpi.

Pas Ruganit të Juventusit dhe Gabbiadinit të Sampdorias, Vlahoviç bëhet lojtari i tretë i prekur nga koronavirusi, teksa bota e futbollit është prekur edhe në Angli me Mikel Artetën trajnerin e Arsenal dhe talentin anglez të Chelsea, Callum Hudson- Oddoi.

Pritet që edhe ekipi i Fiorentinës të vendoset në karantinë për shkak se Dushan Vlahoviç, ka qenë pjesë e stërvitjeve me bashkëlojtarët e tij, para se të rezultonte pozitiv.

Check Also

Briken Calja merr nga presidenti Meta “Dekoratën e Flamurit Kombëtar”

Presidenti Ilir Meta ka dekoruar sot në një ceremoni të posaçme peshëngritësin Briken Calja dhe …

Real Madrid, Marcelo mund të barazojë rekordin historik

Marcelo mund të barazojë këtë javë një nga rekordet historike të Realit të Madridit. Nëse …

“Kam qenë i vdekur për 5 minuta”, Eriksen i kthehet episodit të tmerrshëm

Christian Eriksen kthehet të flasë për herë të parë pas 6 muajsh dhe kujton episodin e …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *