Interi në merkaton e janarit pagoi 20milionë euro për Eriksen. Mesfushori ka debutuar tashmë në Itali dhe të gjithë presin ta shohin duke dhënë maksimumin.
Ciro Ferrara ka folur në “Tiki Taka” për këtë transferim të Interit dhe thekson se trajneri Antonio Conte ka kërkuar blerjen e Arturo Vidalit para Eriksenit.
Ashley Young dhe Victor Moses mund të përshtaten me skemat e trajnerit zikaltër, ndryshe nga Eriksen, i cili do kohë. “Conte do të preferonte të Interi të nënshkruante në janar me Vidalin më shumë se sa me Eriksenin”, ka thënë Ferrara.