Perez i pari në Monako, gafë e pafalshme e Ferrarit në ‘pit stop’

Para ‘pit stop’-it Leklerk ishte i pari, pas tij i katërti. Një gafë e pafalshme e Ferrarit në bokse gjatë garës së Montekarlos. Fitoi sërish Red Bull-i, këtë herë me Serxhio Perez.

Askush nuk është profet në vendin e tij. Kjo vlen edhe për pilotin francez të Ferrarit. Në Montekarlo ai vazhdon të përjetojë aventura të pakëndshme.

Këtë herë ishte faji i një ngatërrese në ‘pit stop’-in vendimtar të garës. Një vlerësim/administrim i gabuar i Ferrarit rezultoi shkatërrues për Leklerk. Nuk fitoi rivali i tij Vershtapen, që doli i dyti, por Perez me makinën tjetër Red Bull.

Ferrari zuri vetëm një vend të dytë me Karlos Sainz. Interesant është fakti se Red Bull arriti të fitonte një garë, ku nuk parakalohet, me dy makina në rresht të dytë.

Shiu i dendur bëri që gara të niste me vonesë dhe të garohej në kushte të vështira. Por sfida në Formula 1 është të dish të administrosh çdo situatë.

Confirmation of the points scorers 👀#MonacoGP #F1 pic.twitter.com/Mr9mT6aoWp

— Formula 1 (@F1) May 29, 2022

Në momentin kyç të garës, mes xhiros së 22-të dhe të 25-të, Red Bull, prapa dy makinave Ferrari, thirri në bokse Perez. Meksikani vuri gomat e mesme, më të shpejtat në atë fazë.

Ferrari vendosi të thërriste Karlos Sainz, i cili kërkoi të rrinte në pistë dhe t’i ndërronte gomat në terren të thatë.

Në fund vendosën goma të mesme dhe dy Ferrarit, që hezituan dhe qëndruan shumë në pistë. Kështu humbën pozicionin ndaj meksikanit Perez. Ky ishte vendimi i parë negativ.

Perez pas triumfit

Më pas shkoi edhe më keq. Leklerk u thirr në bokse dhe më pas iu tha të qëndronte jashtë, sepse kishte hyrë Sainz më parë. Konfuzion që solli shpërthimin e francezit në radio. “Nuk mund ta besoj, jam pa fjalë”, – tha Leklerk.

Red Bull-i e thirri Vershtapenin në momentin e duhur dhe holandezi i rrëmbeu vendin e tretë francezit. Pas ‘pit stop’-eve Perez e gjeti veten në vend të parë, para Sainz.

Për garën në total duhet thënë se u kushtëzua nga shiu. Kjo solli edhe shtyrjen e nisjes. Momente frike për Mik Shumaker, mskina e të cilit u nda në dysh. Për fat të mirë, gjermani doli shëndoshë e mire nga makina.

A dramatic crash for Mick Schumacher

Watch all the key moments from a dramatic race 🎥#MonacoGP #F1

— Formula 1 (@F1) May 29, 2022

Nuk u përfunduan 78 xhirot e garës, por vetëm 64, për shkak të limitit kohor. Në vend të 5-të doli Rasëll. Më pas Norris, Alonso, Hemilton dhe Botas. Pas dy javësh garohet në Azerbajxhan.

Check Also

Vuan nga tumori, Pelé do të qëndrojë edhe një javë në spital

Pas shtrimit në spital më 13 shkurt, për t’iu nënshtruar seancave të kimioterapisë, Pelé duhet …

Briken Calja merr nga presidenti Meta “Dekoratën e Flamurit Kombëtar”

Presidenti Ilir Meta ka dekoruar sot në një ceremoni të posaçme peshëngritësin Briken Calja dhe …

Real Madrid, Marcelo mund të barazojë rekordin historik

Marcelo mund të barazojë këtë javë një nga rekordet historike të Realit të Madridit. Nëse …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *