Paulo Dibala rezulton pozitiv bashkë me të dashurën

Një tjetër futbollist i Juventusit rezulton pozitiv ndaj testit të koronavirusit dhe bëhet fjalë për një nga yjet e kësaj skuadre. Paulo Dibala, pak ditë pasi kishte përgënjeshtruar se kishte rezultuar pozitiv ndaj infeksionit të rrezikshëm, sot ka pranuar publikisht se në testimin e radhës ka qenë pozitiv.

“Përshëndetje të gjithëve, dëshiroja t’ju informoja se sapo morëm rezultatet e testeve të COVID-19 dhe si unë, si Oriana, kemi rezultuar pozitiv. Fatmirësisht jemi në kushte perfekte. Faleminderit për mesazhet tuaja. Një përshëndetje të gjithëve”, ishin fjalët e Dibala i cili shpërndau konfirimimin nëpërmjet rrjeteve sociale.

Kështu, argjentinasi bëhet viktima e radhës e infeksionit që ka pushtuar të gjithë botën, e që ka goditur rëndë klubin bardhezi, i cili ka prej disa ditësh lojtarët në karantinë. Dy emrat e tjerë të bardhezinjve që kanë rezultuar pozitiv deri tani janë Daniele Rugani dhe Blaiz Matuidi.

Check Also

Dortmund fiton Kupën e Gjermanisë, Sancho dhe Halaand dhurojnë spektakël

Një pjesë lojë i ka mjaftuar Borussia Dortmund për të dalë kryelartë nga finalja e …

Shtyllat shmangin finalen angleze edhe në Europa League

Manchester United-Villarreal do të jetë finalja e Europa League. Arsenal, që kishte humbur ndeshjen e …

Po shkëlqen me Atalanta-n, Gjimshiti renditet i teti në Seria A për performancën më të mirë

Observatori i futbollit “CIES” ka publikuar së fundmi një raport me të dhëna të grumbulluara …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *