Panuçi çon FSHF në arbitrazh/ Ish trajneri i kombëtares shqiptare kërkon 57 mijë euro

Nga një marrëdhënie miqësore, tashmë Federata Shqiptare e Futbollit dhe Kristian Panuçi, ish-trajneri i kombëtares janë dy palë kundështarë në në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv të Lozanës. Shkak është bërë refuzimi i kërkesës së që ka patur Kristian Panuçit për bonuset e rezultateve të përfaqësueses edhe në kohën kur kuqezinjtë i drejtonte Edi Reja.

Sipas kontratës së Panuçit për periudhën që ia drejtonte kombëtaren tonë, kishte një klauzolë bonusesh sipas së cilave barazimet e arritura në shtëpi kanë një shpërblim prej 4000 eurosh, në transfertë 8000, ndërkohë që fitoret e arritura në shtëpi arrijnë shifrën e bonusit prej 10.000 eurosh dhe fitorja në transfertë 15.000.

46-vjeçari nuk pranoi të jepte dorëheqjen pas humbjes me Turqinë në “Loro Borici” më 23 marsin e 2019-s duke u paguar deri në fund të vitit të shkuar me një pagë prej rreth 20.000 eurosh në muaj. Bilanci i Christian Panuçit në krye të Shqipërisë ishte 15 ndeshje me vetëm 4 fitore, 2 barazime dhe 9 humbje. Në total shuma që Kristian Panuçi kërkon është rreth 57 mijë euro. Të konsultuar edhe me avokatin e tyre për çështjen ndërkombëtare, si Antonio Rigozzi, FSHF i ka sqaruar ish-trajnerit që shpërblimet ishin të vlefshme për aq kohë sa ai ishte në krye të pankinës kuqezi.

Me sa duket kjo përgjigje nuk ka funksionuar dhe si rrjedhojë çështja tashmë ka përfunduar në gjykatën e Lozanës ku FSHF-s i kërkophet përveç 57 mijë eurove edhe e pagojë shpenzimet e gjyqit që kanë një kosto përafërsisht sa dyfishi i këtij pretendimi. Tashmë do të pritet të zhvillohet seanca e parë për të cilën të dyja palët kanë një afat prej afërsisht 3 muajsh.

Check Also

Bottas triumfon në Çmimin e Madh të Turqisë në F1, “mposht” edhe shiun

Piloti i Mercedes, Valtteri Bottas, ka triumfuar në Çmimin e Madh të Turqisë, duke arritur …

Italia mposhtet pas 37 ndeshjeve, Spanja në finale të Nations League

Një ndeshje plot raste goli por edhe fishkëllima të publikut të “San Siro” i jep …

Dominon Atalantën, Milani shpalos ambiciet në Serie A

Milani fiton në transfertën e Bergamos duke dominuar më shumë sesa tregon rezultati 2-3, dhe …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *