Nuk është dakord me planet e klubit, Conte largohet nga Interi

Inter dhe Antonio Conte do të ndahen. Heshtja e trajnerit, i cili nuk dha intervista as gjatë festës së titullit kampion të zikaltërve për të shmangur pyetjet mbi të ardhmen e tij, vërtetoi frikën e tifozëve. Sot, “La Gazzetta dello Sport” dhe “Corriere dello Sport” i hapën faqet e para të gazetave me lamtumirën e Contes, i cili nuk i pranon dot kushtet e reja të klubit.

Suning ka vendosur që të ulë 20% të pagës së futbollistëve dhe të investojë në merkato 100 milionë euro. Sipas trajnerit, kjo nuk është e mjaftueshme për të përmirësuar ekipin.

Zyrtarizimi i ndarjes do të bëhet në 48 orët e ardhshme dhe Inter do të mundohet që të bindë Massimiliano Allegrin. Nëse nuk arrin që ta bind ëish-trajnerin e Milanit dhe Juves, do të përpiqet të sigurojë shërbimet e Maurizio Sarrit apo Sinisa Mihajlovic.

Ndërkohë, Conte do të marrë gjysmën e 12 milionë eurove që i takojnë nga viti i fundit i kontratës, por largimi i tij mund të çojë në largimin e disa lojtarëve të rëndësishëm që kanë marrëdhënie të shkëlqyer me të. Bëhet fjalë për Hakimi, Lautaro dhe Lukaku.

Check Also

El Clásico e legjendave, në Tel Aviv luhet Barcelona-Real Madrid

Yjet e së kaluarës të Barcelonës dhe Realit të Madridit zbresin në fushë për të …

Hamilton triumfon para 140 mijë tifozëve në Angli, Leclerc “hap krahun” dy xhiro nga fundi

Lewis Hamilton ka triumfuan në Çmimin e Madh të Anglisë në Formula 1 përballë 140 …

Barella në radarët e Liverpool dhe Man.United, të gatshëm të ofrojnë deri në 70 milionë euro

Nicolò Barella ka shkëlqyer me paraqitjet për Italinë në EURO 2020. 24-vjecari, ka arritur të …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *