Ish-futbollisti i Dinamos, Namik Jareci, është ndarë sot nga jeta në moshën 78-vjeçare. Ai është edhe vëllai i ikonës së Dinamos dhe futbollit shqiptar, Skënder Jareci.
Lajmin e trishtë e ka bërë me dije i biri, Sokol Jareci, i cili ka qenë arbitër ndërkombëtar i FIFA-s dhe tani punon si Shef i Sektorit të Arbitrave në FSHF.
“Të dashur miq, shokë dhe dashamirës! Ju njoftoj se babai, Namiku, sapo u nda nga kjo jetë. Varrimi bëhet nesër, ora 12:30, varrezat Sharrë. Meqenëse jemi në një situatë të jashtëzakonshme, për të qenë korrekt me protokollin e kësaj situate duhet të evitojmë takimet dhe grumbullimet, prandaj ngushëllimet i presim edhe nëpërmjet SMS-ve”.
“Ju lutem të na mirëkuptoni, ashtu si edhe ne do t’ju mirëkuptojmë ju të gjithë. Në gëzime jua kthefshim! Me respekt, Familja Jareci“, lexohet në komentin e Sokol Jarecit.