Marotta për shtyrjen e Juve-Inter: Shëndeti prioritet, por situata duhej menaxhuar ndryshe!

Menjëherë pas shtyrjes së derbit të Italisë, Juventus-Inter dhe 4 sfidave të tjera të javës së 26-të të Serie A, Beppe Marotta administratori i deleguar i Interit ka folur për vendimin e ligës italiane të futbollit  duke nënvizuar se nuk është plotësisht dakord me zgjedhje e tyre.

“ Vendimi është marrë nga liga italiane e futbollit. Si qytetar mendoj që situata është emergjente dhe duhet të kemi respekt dhe përkujdesje maksimale ndaj shëndetit.

Por si drejtues jam i shqetësuar sepse nëse kjo gjendje për të mbajtur stadiumet me dyer do të vazhdojë deri në 8 mars, atëherë si do t’i menaxhojmë sfidat Inter-Sassuolo dhe Atalanta-Lazio, duhet përdorur i njëjti kriter dhe të shtyhen edhe ato sfida. Mendoj që kjo situatë duhej menaxhuar më mirë”, fjalë këto të Beppe Marottas që duhet të venë në vesh të ligës italiane të futbollit.

Check Also

Luhet në Rusi, UEFA gati të ndryshojë finalen e Champions League

Pas tensioneve ushtarake të krijuara ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës, UEFA po shqyrton mundësinë që të …

Vuan nga tumori, Pelé do të qëndrojë edhe një javë në spital

Pas shtrimit në spital më 13 shkurt, për t’iu nënshtruar seancave të kimioterapisë, Pelé duhet …

Briken Calja merr nga presidenti Meta “Dekoratën e Flamurit Kombëtar”

Presidenti Ilir Meta ka dekoruar sot në një ceremoni të posaçme peshëngritësin Briken Calja dhe …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *