Luhet në Rusi, UEFA gati të ndryshojë finalen e Champions League

Pas tensioneve ushtarake të krijuara ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës, UEFA po shqyrton mundësinë që të ndryshojë qytetin organizator të finales së Champions League, e programuar të zhvillohet më 29 maj në Shën Petersburg.

Lajmi është bërë i ditur nga mediat angleze, sipas të cilave Wembley është një prej alternativave, për ndeshjen ku do të përcaktohet trofeu më i rëndësishëm për klube në Europë.

Në zyrat e UEFA-s janë ngritur dyshime serioze rreth mundësisë që finalja e Champions të zhvillohet në “Gazprom Arena”. Institucioni që drejton futbollin në kontinent, po monitoron me kujdes krizën ukrainase dhe po përgatit një plan emergjence, nëse do të ndodhë më e keqja.

Problemi lidhet me sigurinë, prej rrezikut të luftës, por edhe me çështjet logjistike. Kjo, për faktin se disa kompani ajrore kanë njoftuar pezullimin apo zvogëlimin e fluturimeve drejt Ukrainës dhe Rusisë, për shkak të tensioneve të krijuara.

Edhe gjatë edicionit të kaluar, tre javë përpara se të luhej, finalja e Champions ndryshoi qytetin organizator. Ndeshja e parashikuar të luhej në Stamboll u transferua në Porto, për shkak të emergjencës së krijuar nga pandemia, e cila kishte goditur rëndë qytetin turk.

Check Also

Vuan nga tumori, Pelé do të qëndrojë edhe një javë në spital

Pas shtrimit në spital më 13 shkurt, për t’iu nënshtruar seancave të kimioterapisë, Pelé duhet …

Briken Calja merr nga presidenti Meta “Dekoratën e Flamurit Kombëtar”

Presidenti Ilir Meta ka dekoruar sot në një ceremoni të posaçme peshëngritësin Briken Calja dhe …

Real Madrid, Marcelo mund të barazojë rekordin historik

Marcelo mund të barazojë këtë javë një nga rekordet historike të Realit të Madridit. Nëse …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *