As Roma 18/08/2018 - campionato di calcio Serie A / Lazio-Napoli / foto Antonello Sammarco/Image Sport nella foto: Igli Tare

Kërcënoi gjyqtarin me fraza të rënda, Igli Tare gjobitet me 5 mijë euro

Drejtori sportiv i Lacios, Igli Tare, është dënuar deri më 31 maj për të mos kryer aktivitete pune brenda Federatës Italiane të Futbollit dhe të përfaqësojë ekipin bardhekaltër.

Tare është dënuar dhe gjobitur me njw shumw prej 5 mijë eurosh nga Gjykatësi Sportiv pas ndeshjes Lacio-Torino (pwrfundoi 0-0) gjatw një debati të ndezur me gjyqtarin e takimit Fabri.

Sipas asaj që shkruan në raportin e tij gjykatësi sportiv Mastrandrea, Tare, në fund të pjesës së parë, ka zbritur në tunelin që të çon drejt dhomave të zhveshjes dhe i është drejtuar Fabrit me fraza kërcënuese.

Po ashtu, drejtuesi lacial, nuk e ka lejuar gjyqtarin në hyjë në dhomën e tij, duke iu “hakërryer në mënyrë të vazhdueshme”, deri sa është larguar nga anëtarë të stafit.

Duke qenë se nuk është hera e parë që Tare konfliktohet me gjyqtarët e ndeshjeve të Lacios, ai është gjobitur edhe me 5 mijë euro.

Check Also

El Clásico e legjendave, në Tel Aviv luhet Barcelona-Real Madrid

Yjet e së kaluarës të Barcelonës dhe Realit të Madridit zbresin në fushë për të …

Hamilton triumfon para 140 mijë tifozëve në Angli, Leclerc “hap krahun” dy xhiro nga fundi

Lewis Hamilton ka triumfuan në Çmimin e Madh të Anglisë në Formula 1 përballë 140 …

Barella në radarët e Liverpool dhe Man.United, të gatshëm të ofrojnë deri në 70 milionë euro

Nicolò Barella ka shkëlqyer me paraqitjet për Italinë në EURO 2020. 24-vjecari, ka arritur të …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *