Kampionati edhe përtej 30 qershorit, në Angli mendohen kontratat e përkohshme me futbollistët

Kampionatet më të rëndësishme të futbollit në botë janë ndërprerë për të paktën deri më 4 prill, ndërsa nesër pritet të vendoset për fatin e tyre, gjatë një video-konference që UEFA do të zhvillojë me të 55 anëtarët e saj.

Opsioni më i mundshëm është që Kampionati Europian të shtyhet për verën e ardhshme dhe kampionatet e shteteve të mund të shfrytëzojnë edhe muajin qershor për të mbyllur aktivitetin e tyre normal, apo të kalojnë përtej, deri në javën e parë të korrikut.

Pikërisht për këtë arsye, shumë klube në Angli kanë filluar të shqyrtojnë me vëmendje kontratat e futbollistëve, pasi disa prej tyre përfundojnë pikërisht më 30 qershor të këtij viti dhe pas kësaj date do të jetë e vështirë që t’i mbajnë në skuadër.

Momentalisht Federata Angleze po studion mundësinë që të bëjë të detyruar zgjatjen e kontratave që përfundojnë më 30 qershor, me të paktën edhe 15 ditë të tjera, deri në përfundimin e rregullt të sezonit, por më përpara duhet të mbahet mbledhja e UEFA-s.

Check Also

Interi i jep fund thatësirës, shpallet kampion pas dhjetë sezonesh

Katër javë nga fundi i kampionatit Interi është shpallur kampion i Italisë. Zikaltrit e Antonio …

Tirana fiton ndaj Teutës dhe ndez luftën për kreun e Superligës, fitojnë Vllaznia dhe Partizani

Fitorja e Tiranës ndaj Teutës ka ndezur luftën për kreun e Superligës. Bardhe blutë fituan …

Fjalimi viral i trajnerit të Sassuolos përpara ndeshjes në San Siro: Nuk dua të luaj me Milanin

Vijojnë sulmet ndaj Superligës dhe klubeve që e themeluan atë. I fundit që foli ashpër …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *