Kalendari i mundshëm, Serie A në fushë më 20 maj, ndeshje çdo 3 ditë

Ndërsa pandemia vjen në ulje ditë pas dite në Itali, Seria A e futbollit vijon të shqyrtojë kalendarin e mundshëm për të rikuperuar ndeshjet e mbetura.

Në datat që gjithsesi mbeten hipotetike, Federata Italiane e Futbollit po mendon rinisjen në datën 20 maj, nga java e 25 e kampionatit, në të cilën përfshihet ndeshja Inter-Sampdoria.

Kështu, stërvitjet mendohet të rinisin që ditët e para të muajit maj dhe skuadrave do t’ju lihet një hapësirë 3 javore për t’u përgatitur fizikisht.

Më pas, klubet do të duhet të luajnë çdo 3 ditë në mënyrë që sezoni të përfundojë në datën 2 Korrik dhe t’i lihet vend edhe përfundimit të Champions dhe Europa League.

Check Also

Bottas triumfon në Çmimin e Madh të Turqisë në F1, “mposht” edhe shiun

Piloti i Mercedes, Valtteri Bottas, ka triumfuar në Çmimin e Madh të Turqisë, duke arritur …

Italia mposhtet pas 37 ndeshjeve, Spanja në finale të Nations League

Një ndeshje plot raste goli por edhe fishkëllima të publikut të “San Siro” i jep …

Dominon Atalantën, Milani shpalos ambiciet në Serie A

Milani fiton në transfertën e Bergamos duke dominuar më shumë sesa tregon rezultati 2-3, dhe …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *