Itali, ndërron jetë gazetari i njohur sportiv

Gazetari i njohur sportiv italian, Franco Lauro, ka ndërruar jetë në moshën 58-vjeçare.

Sipas mediave italiane, policia e ka gjetur pa jetë gazetarin e RAI-t në shtëpinë e tij në Romë. Mendohet se shkaku i vdekjes ka qenë një infarkt.

Lauro e nisi karrierën e tij në gazetari në gazeta sportive, ku merrej me merkaton e futbollistëve. Në RAi ai nisi punë në vitin 1984, duke u bërë komentator i basketbollit nga viti 2008 deri në vitin 2014 dhe prezantues i “90 Minuto” më pas.

Në 28 vite karrierë ka komentuar 8 Olimpiada verore dhe një Olimpiadë dimërore (Torino 2006), 6 edicione të Botërorit të Futbollit, 6 Evropianë të Futbollit, 12 Evropianë Basketbolli dhe 3 Botërorë Basketbolli.

Check Also

Bottas triumfon në Çmimin e Madh të Turqisë në F1, “mposht” edhe shiun

Piloti i Mercedes, Valtteri Bottas, ka triumfuar në Çmimin e Madh të Turqisë, duke arritur …

Italia mposhtet pas 37 ndeshjeve, Spanja në finale të Nations League

Një ndeshje plot raste goli por edhe fishkëllima të publikut të “San Siro” i jep …

Dominon Atalantën, Milani shpalos ambiciet në Serie A

Milani fiton në transfertën e Bergamos duke dominuar më shumë sesa tregon rezultati 2-3, dhe …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *