Ideja e super shkëmbimit, Dybala te Barcelona dhe Griezmann te Juventusi

Antoine Griezmann te Juventusi dhe Paulo Dybala te Barcelona. Kjo është hipoteza e super shkëmbimit ndërmjet dy klubeve, e publikuar nga mediat franceze.

Sipas “L’Equipe”, katalanasit synojnë të largojnë me patjetër sulmuesin kampion bote, i cili nuk ka arritur të përshtatet si duhet në “Camp Nou”.

Për më tepër, me afrimet e Memphis Depay dhe Sergio Agueros, 30-vjeçari ka zbritur në hierarkitë e ekipit dhe nuk ka më vend në formacionin titullar.

Pasi nuk arritën të realizonin rikthimin e Griezmann tek Atletiko e Madridit, në këmbim të Saul Niguez, “blaugranat” do t’ia propozojnë shkëmbimin klubit italian. Dybala është mes preferencave të drejtuesve të klubit, por edhe një lojtar të cilin Lionel Messi do të dëshironte ta kishte përkrah, ndërsa sakrifikimi i Griezmann do të ndihmonte spanjollët të rregullonin bilancin financiar, për të kursyer te pagat e larta.

Pasi publikoi lajmin e bujshëm, e përditshmja franceze theksonte se për momentin shkëmbimi Griezmann-Dybala është thjesht një hipotezë.

Në zyrat e Juventusit ende nuk ka mbërritur një propozim konkret për yllin argjentinas, i cili vlerësohet si një element shumë i rëndësishëm në projektin e Allegrit dhe prej kohësh kanë nisur diskutimet për rinovimin e kontratës.

Check Also

Hamilton triumfon para 140 mijë tifozëve në Angli, Leclerc “hap krahun” dy xhiro nga fundi

Lewis Hamilton ka triumfuan në Çmimin e Madh të Anglisë në Formula 1 përballë 140 …

Barella në radarët e Liverpool dhe Man.United, të gatshëm të ofrojnë deri në 70 milionë euro

Nicolò Barella ka shkëlqyer me paraqitjet për Italinë në EURO 2020. 24-vjecari, ka arritur të …

Messi gati rinovimin e kontratës me ulje rroge

Nuk kishte asnjë dyshim. Leo Messi dhe Barcelona janë bashkë edhe për plot 5 vite …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *