Guardiola: Mund të shkarkohem nëse…

Manchester City do të përballet me Realin e Madridit në fazën e 1/8-ave të Ligës së Kampionëve, ndërsa trajneri i anglezëve Pep Guardiola paralajmëroi se nëse nuk kualifikohen për në çerekfinale, mund të shkarkohet.

“Nëse nuk mposhtim Realin, atëherë pronari i klubit vjen e më thotë se duan Championsin dhe mund të më pushojnë. Në Champions është shumë e vështirë të fitosh, ndaj nuk mund të quhet i dështuar një sezon, nëse nuk ia del në Europë”, deklaroi Guardiola.

Më pas trajneri spanjoll, që ka fituar dy herë Ligën e Kampionëve me Barcelonën dhe që paguhet 23 milionë euro në sezon nga klubi i Manchester Cityt, theksoi se nuk ndihet më i miri në botë në rolin e tij, pavarësisht etiketimeve.

“Njerëzit mendojnë se nëse je Guardiola, atëherë duhet ta fitosh patjetër Ligën e Kampionëve. Unë nuk ndihem më i miri në botë, pasi edhe te Barcelona, ku kam fituar shumë, kisha në dispozicion lojtarë shumë të mirë”, tha tekniku spanjoll.

Check Also

Milani vuan sërish ndaj serbëve, eliminime surprizë në Ligën e Europës

Emra të njohur të futbollit europian kanë dalë nga skena shumë shpejt në Ligën e …

Teuta-Kukësi, sfida që “nuk pranon” barazimin

Superiorja rikthehet sot me një duel mjaft interesant. Në Niko Dovana, në orën 16:00, luhet …

Dita e dytë e Champions League/ Gjimshiti sfidon Realin, City në fushë neutrale

Pas fitoreve të Bayern e Chelsea, duke bërë një hap të mirë përpara për të …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *