Goditje e rëndë për Ibrahimoviç, mungon për Suedinë në Euro 2020

Sulmuesi i Milanit Ibrahimoviç do i mungojë Suedisë në ndeshjet e Euro 2020. Ai është dëmtuar në kampionatin italian dhe sado që  dëmtimi nuk kërkon operacion, koha e rikuperimit përputhet me turneun.

Ylli suedez u dëmtua në ndeshjen ndaj Juventusit javën e shkuar. Sipas Daily Mail, ndërsa sulmuesi pësoi vetëm një ndrydhje dhe nuk kërkon operacion, atij i duhen rreth gjashtë javë për t’u rikuperuar, duke e përjashtuar atë nga turneu i cili fillon muajin tjetër.

“Unë fola me Zlatan Ibrahimoviç sot, i cili fatkeqësisht më tha dëmtimi i tij do e ndalojë pjesëmarrjen e tij në Kampionatin Evropian këtë verë.” – tha trajneri i Suedisë Janne Andersson.

“Sigurisht që është një lajm i trishtë, veçanërisht për Zlatan, por edhe për ne. Shpresoj që ai të kthehet përsëri në fushë sa më shpejt të jetë e mundur.” – shtoi ai.

Fillimisht ishte vendosur të zhvillohej verën e kaluar, por Euro 2020 u shty për 11 qershor të këtij viti për shkak të pandemisë.

Check Also

Nuk është dakord me planet e klubit, Conte largohet nga Interi

Inter dhe Antonio Conte do të ndahen. Heshtja e trajnerit, i cili nuk dha intervista …

Skënderbeu i shpëton rënies, Kastrioti në play-out

Në një moment të caktuar të kampionatit, fati i Skënderbeut dukej i shënuar, për ekipin …

Kërcënoi gjyqtarin me fraza të rënda, Igli Tare gjobitet me 5 mijë euro

Drejtori sportiv i Lacios, Igli Tare, është dënuar deri më 31 maj për të mos …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *