Europa League/ Inter-Ludogorets luhet pa tifozë

Tani është zyrtare, ndeshja e kthimit e 1/16 të finaleve të Europa League mes Interit dhe Ludogorets do të luhet rregullisht ditën e enjte por me dyer të mbyllura.

Lajmi është komunikuar si nga UEFA ashtu edhe të dy klubet nëpërmjet komunikatave të tyre për shtyp.

Shpërthimi i Coronavirusit në veri të Italisë ndezi sirenat e alarmit sidomos në rajonin e Lombardisë duke bërë që UEFA të tregohet e kujdesshme.
Kjo e fundit në fakt pranoi kërkesën e klubit zikaltër për zhvillimin e kësaj ndeshjeje me Ludogorets pavarësisht situatës pa praninë e tifozëve, dicka që më pas iu komunikua edhe klubit bullgar.

Ndërkaq, UEFA bën të ditur se në të njëjtën kohë po monitoron situatën në veriun e Italisë dhe do të reagojë menjëherë nëse gjërat do të ndryshojnë

Vendimi i UEFA për të luajtur sfidën mes interit dhe Ludogorets me dyer të mbyllura është në një linjë me atë të Federatës Italiane të fubollit dhe qeverisë së vendit të Apenineve.

kështu 6 ndeshje të javës së 26 të Serie A do të luhen me dyer të mbyllura dhe bëhet fjalë për Derbin e Italisë mes Juventusit e Interit, Milan-Genoa, Parma-Spal, Sassuolo-Brescia, Sampdoria-verona si dhe Udinese-Fiorentina.

Check Also

El Clásico e legjendave, në Tel Aviv luhet Barcelona-Real Madrid

Yjet e së kaluarës të Barcelonës dhe Realit të Madridit zbresin në fushë për të …

Hamilton triumfon para 140 mijë tifozëve në Angli, Leclerc “hap krahun” dy xhiro nga fundi

Lewis Hamilton ka triumfuan në Çmimin e Madh të Anglisë në Formula 1 përballë 140 …

Barella në radarët e Liverpool dhe Man.United, të gatshëm të ofrojnë deri në 70 milionë euro

Nicolò Barella ka shkëlqyer me paraqitjet për Italinë në EURO 2020. 24-vjecari, ka arritur të …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *