E konfirmojnë nga Argjentina, Interi e ka seriozisht për Messin!

Pas bombës së lëshuar nga Massimo Moratti për një tentativë të mundshme të Interit për të transferuar në Milano Lionel Messin e mohuar më pas nga vetë ish-presidenti zikaltër, nga Argjentina vinë lajme të reja rreth interesimit të Interit për 6-herë fituesin e Topit të Artë.

Sipas TNT Sport klubi zikaltër po punon seriozisht për këtë operacion merkatoje dhe nuk bëhet fjalë për vetëm një ëndërr. Lionel Messi ka marrë një ofertë edhe nga Neëells Old Boys skuadra për të cilën bën tifo në Argjentinë e cila dëshiron ta rikthejë në vendlindjen e tij.

Një gazetar argjentinas i quajtur Castilla ka deklaruar se Interi po përpiqet shumë për të bindur Messin dhe fjalët e Morattit janë të vërteta.

Tratativa është gati, vendimi më pas do të jetë i Messit por Interi po punon sigurisht, ka nënvizuar gazetari argjentinas. Mbetet për t’u parë nëse këto zëra do të konfirmohen por nuk do të ishte çudi që Suning t’i përgjigjej familjes Agnelli me një goditje në stilin Cristiano Ronaldo.

Për Interin të bindë Messin të zbarkojë në Serie A nuk do të jetë e lehtë megjithatë ku ka zë nuk është pa gjë dhe mundësitë që ylli argjentinas të vishet zikaltër ekzistojnë.

Check Also

Bottas triumfon në Çmimin e Madh të Turqisë në F1, “mposht” edhe shiun

Piloti i Mercedes, Valtteri Bottas, ka triumfuar në Çmimin e Madh të Turqisë, duke arritur …

Italia mposhtet pas 37 ndeshjeve, Spanja në finale të Nations League

Një ndeshje plot raste goli por edhe fishkëllima të publikut të “San Siro” i jep …

Dominon Atalantën, Milani shpalos ambiciet në Serie A

Milani fiton në transfertën e Bergamos duke dominuar më shumë sesa tregon rezultati 2-3, dhe …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *