Dita e dytë e Champions League/ Gjimshiti sfidon Realin, City në fushë neutrale

Pas fitoreve të Bayern e Chelsea, duke bërë një hap të mirë përpara për të kaluar në fazën çerekfinale, magjia e Champions vazhdon edhe sot me dy sfida. Atalanta e Berat Gjimshitit pret në shtëpinë e tyre, Real Madrid. Reali do të ketë jo pak, por 9 mungesa në Bergamo, kështu që për Berat Gjimshitin me shokë do të jetë ndoshta më e lehtë.

I pyetur për mungesat e shumta në konferencë shtypi dhe se a do të firmoste për barazim, Zidane është përgjigjur: “Jo, ne duam vetëm të fitojmë. Zbresim në fushë për këtë gjë dhe përgatitemi për këtë qëllim. Kemi shumë mungesa, por ata që kemi në skuadër janë gati të japin gjithçka.

Do të jetë një ndeshje e vështirë, është e sigurt, por do të provojmë të fitojmë. Atalanta ka “armët” e saj të forta dhe specifikën e saj në lojë, ne do t’i përgjigjemi në fushë me kualitetin tonë. Jam i bindur se do të jetë një ndeshje e bukur”.

Gjithsesi, Atalanta do të provojë të dhurojë surprizën në shtëpi, e më pas të pretendojë për një kualifikim të mundshëm në Madrid. Spanjollët, edhe pse këtë sezon kanë humbur disi nga shkëlqimi i tyre, sërish në Europë transformohen dhe kujtojnë se ky kompeticion është i tyre.

Sakaq, sot është edhe radha e Manchester City. Përballë tyre sot do të jetë Borussia M’Gladbach, të cilët nuk do të mund ta luajnë ndeshjen në shtëpi për shkak të kufizimeve të shtetit gjerman por mospërhapjen e mutacionit të ri të Covid-19.. Ndaj, kjo sfidë sot luhet në një fushë neutrale teksa është përzgjedhur Pushkash Arena në Hungari. Padyshim favorite skuadra e Manchester City, që sot synon fitoren e 19 radhazi.

Check Also

Real Madrid fiton ndaj Liverpool, City mund Dortmundin

Real Madridi e ka fituar betejën e parë kundër Liverpoolit, duke triumfuar 3-1 në “Alfredo …

Heqja e pasaportave diplomatike të kombëtares, Meta: Vendim i pabesë e hakmarrje primitive e Ramës

Vendim të pabesë e hakmarrje primitive e ka cilësuar presidenti Meta ndërprerjen e vlefshmërisë së …

Laporta apo Pep? Të dyja palët në pritje të Messi-t

Barcelona është e vendosur që Lionel Messi të qëndrojë në klub përtej fundit të këtij …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *