Cristiano Ronaldo nuk ka shënuar në ndeshjen kundër Inter, por ka festuar sidoqoftë me një fitore ndeshjen e tij numër 1000 në karrierë si profesionist:
“Jam kaq krenar që kam arritur këtë shifër me një fitore shumë të rëndësishme që na ka rikthyer në krye të klasifikimit! Faleminderit të gjithë shokëve të skuadrës e trajnerëve, falenderoj familjen time, miqtë e tifozët e mi që më kanë ndihmuar në këto vite” ka shkruar portugezi në Instagram.