Conference League/ FSHF kërkon finalen në Tiranë

Federata Shqiptare e Futbollit vijon përpjekjet e saj për të sjellë finalen e një kompeticioni të rëndësishëm evropian në Tiranë, pikërisht në Air Albania Stadium.

Qeveria e futbollit në vend ka vendosur që të heqë dorë nga kandidatura për të pritur Superkupën e Evropës, për të përqendruar vëmendjen te Liga e Konferencës, kompeticioni më i ri i UEFA që do të nisë në sezonin 2021/2022, finalen e të cilit kërkon ta sjellë pikërisht në ‘Air Albania Stadium’.

Arsyeja për këtë lëvizje të institucionit më të lartë në Shqipëri lidhet me ekzistencën e mundësive më të mëdha akordimi për pritjen e finales së Ligës së Konferencës, vendimi për të cilën do të jepet në muajin dhjetor nga Komiteti Ekzekutiv i UEFA.

Check Also

Goditje e rëndë për Ibrahimoviç, mungon për Suedinë në Euro 2020

Sulmuesi i Milanit Ibrahimoviç do i mungojë Suedisë në ndeshjet e Euro 2020. Ai është …

Juventus fiton derbin ndaj Interit po është ende ‘në fije të perit’

Juventusi ka arritur të fitojë derbin ndaj Interit në një ndeshje që prodhoi shumë gola, …

F1, anulohet Çmimi i Madh në Turqi. Dy gara në Austri

Ndryshon sërish kalendari i Botërorit të Formula 1. Për shkak të masave të reja shtrënguese, …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *