Briken Calja merr nga presidenti Meta “Dekoratën e Flamurit Kombëtar”

Presidenti Ilir Meta ka dekoruar sot në një ceremoni të posaçme peshëngritësin Briken Calja dhe trajnerin Gerald Toska për rezultatet tyre të shkëlqyera, të kulmuara me shpalljen e Caljes si kampion bote në kampionatin e Peshëngritjes në Uzbekistan, duke ngritur peshën 156 kg.

Calja u dekorua me Dekoratën e Flamurit Kombëtar”, ndërkohë që trajneri Toska mori titullin e mjeshtrit të madh.

“Ky kampion i madh dhe i sprovuar në shumë gara dhe kompeticione ndërkombëtare, që e nisi karrierën e tij në Shtërmen të Elbasanit, në mënyrë të jashtëzakonshme dhe stoike, qëndroi dhe u ballafaqua me vështirësi të panumërta, për të arritur në majat e sportit tonë kombëtar dhe njëkohësisht dhe në gara më të forta ndërkombëtare, duke arritur të na emocionojë në mënyrë të vazhdueshme me performancën dhe sukseset e tij”, ishin fjalët e presidentit.

 

Check Also

Luhet në Rusi, UEFA gati të ndryshojë finalen e Champions League

Pas tensioneve ushtarake të krijuara ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës, UEFA po shqyrton mundësinë që të …

Vuan nga tumori, Pelé do të qëndrojë edhe një javë në spital

Pas shtrimit në spital më 13 shkurt, për t’iu nënshtruar seancave të kimioterapisë, Pelé duhet …

Real Madrid, Marcelo mund të barazojë rekordin historik

Marcelo mund të barazojë këtë javë një nga rekordet historike të Realit të Madridit. Nëse …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *