Një bastexhi i pagabueshëm. Sebastian Fetel, piloti i njohur i Formula 1, e ka zbuluar veten të tillë pas ndeshjeve të javës së tretë të kampionatit gjerman. Piloti i Ferrarit, që në fund të 2020-ës do të kalojë tek Aston Martin, ka parashikuar saktë të nënta ndeshjet e Bundesligës në një lojë të organizuar nga e përditshmja “Bild”.
Fetel, shumë i apasionuar pas futbollit, duket se e kupton shumë mirë këtë lojë. Ai ka gjetur rezultatin e saktë të ndeshjes së skuadrës së zemrës, Eintraht Frankfurtit, që mundi 2-1 Hofenheimin. Sipas asaj që shkruan “Bild”, Sebastian Fetel ka vënë bast 10 euro në skedinën virtuale dhe ka fituar 6600 euro.
Këto janë rezultatet e ndeshjeve të javës së tretë të Bundesligës dhe në kllapa parashikimet e pilotit të Formula 1:
Union-Mainc 2-1 (4-0)
Dortmund-Frajburg 2-0 (4-0)
Frankfurt-Hofenheim 2-1 (2-1)
Këln-Gladbah 1-2 (1-3)
Verder Bremen-Bielefeld 2-0 (1-0)
Shtutgart-Leverkusen 2-2 (1-1)
Lajpcig-Shalke 3-0 (4-0)
Volfsburg-Augsburg 1-1 (0-0)
Bajern-Herta 4-0 (4-3)