Allegri nuk fshihet: Kemi hedhur në plehra një muaj e gjysmë punë

Massimiliano Allegri, trajneri i Juventusit, mund të kualifikohet që nesër për në fazën tjetër të Champions League, por ndeshjen ndaj Zenitit e ka përgatitur me barrën e dy humbjeve të rënda në kampionat ndaj Sassuolos dhe Veronës.

Në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes ndaj ekipit rus, Allegri është shfaqur shumë i trishtuar për rezultatet e dobëta të bardhezinjve në Serinë A.

“Kualifikimi është objektivi ynë i parë dhe do ishte i bukur nëse do ta arrinim kur duhen edhe dy ndeshje. Kjo do të na lejonte që të përqendroheshim në kampionat. Në këtë moment, jemi të gjithë të zemëruar sepse në 5 ditë kemi hedhur në plehra punën e një muaji e gjysmë. Kjo duhet të na bëjë të reflektojmë dhe të punojmë më shumë që të përmirësohemi”, tha Allegri.

“Kemi pësuar 15 gola, 11 prej të cilëve në 6 ndeshje kundër ekipeve që na kanë mundur me meritë, por që renditen nga vendi i dhjetë deri në të fundit”, shtoi Allegri.

Pas 11 javësh kampionat, bardhezinjtë renditen në vendin e nëntë me 15 pikë, plot 16 pikë më pak sesa kryesuesit Napoli dhe Milan.

Check Also

Seria A, Napoli frenohet nga Sassuolo, Milan kthehet te fitorja

Napoli është ndalur në transfertë nga Sassuolo, në një ndeshje ku po kryesonte 0-2. Ekipi …

Salah fiton “Golden Foot”, çmimin e tërheq bashkëshortja

Mohamed Salah nuk ishte i pranishëm në ceremoninë e Topit të Artë, sepse ndodhej në …

Lionel Messi fiton “Topin e Artë” për herë të shtatë, ja si votoi Shqipëria

Si kurrë më parë në histori dhe si askush tjetër, Lionel Messi ka fituar çmimin …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *