Akuza dhe polemika pas garës së Arabisë, Vershtapen: Kjo nuk është Formula 1!

Akuza dhe polemika pas garës së Arabisë, ku fitoi Hemilton dhe barazoi me pikë Vershtapenin, për t’ia lënë titullin garës së fundit në Abu Dhabi. Tensioni vazhdon të jetë i lartë edhe pas garës, ku pati fërkime mes rivalëve, sulme verbale me anë të radios dhe një përplasje në pjesën finale të garës.

Në lojë është titulli dhe dy rivalët janë nën presion. Më 12 dhjetor vendoset gjithçka, por deri atëherë duket se akuzat e forta do të vazhdojnë, siç ndodhi në konferencë shtypi pas garës së Arabisë.

Hemilton dhe Vershtapen pas garës

Maks Vershtapen, ende lider i Botërorit me një fitore më shumë se Hemilton (9 kundër 8), në lidhje me penalitetin prej 5 sekondash, ka thënë: “Nëse nuk ke mundësinë të mbrohesh në pistë, atëherë nuk është më Formula 1. Ishte një garë, ku ndodhën shumë gjëra dhe nuk jam dakord me disa vendime. Nuk jam as i surprizuar që nga drejtuesit e garës vijnë vendime me vonesë.

Ngadalësimi im? Mora indikacione që të lija Hemiltonin të kalonte dhe ngadalësova, por ai nuk donte të më kalonte dhe aty patëm një kontakt. Unë po shikoja në pasqyra që t’i lija atij hapësirën, isha jashtë trajektores për ta lejuar të kalonte, siç më thanë. Tension? Nga ana ime jo, të gjithë duam të fitojmë. Në Brazil u dënova për një manovër mbrojtëse, këtu u godita nga pas dhe nuk ndodhi asgjë, jam unë që bëj rolin e të keqit dhe kjo është e turpshme”.

Momenti i kontaktit mes makinave të Vershtapen dhe Hemilton

Menjëherë ka ardhur edhe reagimi i Ljuis Hemiltonit: “Ishte një garë shumë e fortë, duhej të përdorja mendjen dhe gjithë eksperiencën time. Përplasja? Nuk e kuptova pse Vershtapen ngadalësoi shpejtësinë në atë mënyrë, frenoi papritur dhe në mënyrë anormale. Pastaj mora një mesazh nga skuadra se Vershtapen donte të më linte të kaloja.

Më pas kontrollova dhe kuptova që nuk kishte dëme, ndaj vazhdova garën, nga skuadra pata një shtysë të fortë, ky është mentaliteti ynë. Penalizimi? Edhe mua më ka ndodhur e njëjta gjë në Spa me Raikonen dhe për një penalizim e përfundova garën i treti. Është një betejë e vështirë dhe po shoh përpara, duke bërë atë që mund të bëj. Është një betejë e bukur për këtë sport mes meje dhe Maksit. Duhet të vazhdoj të luftoj”, – është shprehur Hemilton.

Check Also

50 trajnerët më të mirë në botë. Tre të parët drejtojnë në Angli, mungon Mourinjo

Është fundviti, kohë bilancesh dhe klasifikimesh. Skuadra më e mirë, sulmuesi më i mirë, mesfushori …

Kalendari i ngjeshur, thirrja e Guardiola-s: Lojtarët të dalin në grevë

Problemi ekziston prej vitesh, por kaosin e krijuar nga Covid-19, situata ka dalë nga kontrolli …

Një shqiptar, mburojë, një maqedonas e godet, Milani bie në “San Siro” nga Napoli

Amir Rrahmani dhe Elif Elmaz ishin protagonistët kryesorë në fitoren 1-0 të Napolit në San …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *