6500 emigrantë të vdekur në kantieret e “Katar 2022”, klubet norvegjeze kërkojnë bojkotimin e Botërorit

Në Katar është shtuar shumë numri i personave që humbin jetën në punë dhe gishti është drejtuar te ndërtimi i stadiumeve dhe infrastruktura e Botërorit. Komiteti organizator është mbrojtur, por numrat janë vërtet të frikshëm.

Më shumë se 6500 punëtorë kanë humbur jetën në 11 vjet, – një mesatare prej 12 vdekjesh në javë, – gjatë punimeve për ndërtimin e stadiumeve të Kupës së Botës 2022 në Katar. Denoncimi vjen pas një investigimi të “Guardian”, që ka zbuluar shifrat bashkë me fondacionin “Humanity United”. Të dhënat janë marrë nga burime qeveritare.

Tre klubet norvegjeze, Tromso II, Viking dhe Stromsgodset IF kanë ngritur këtë problem, çka atë e quajnë si skllavëri moderne. Ata kërkojnë që të bojkotohet Kupa e Botës dhe nëse Norvegjia do të kualifikohet shpresojnë që të jetë ekipi i parë që të marrë këtë nismë. Korrupsioni, “skllavëria” dhe punëtorët e vdekur nuk mund të jenë më të rëndësishëm se futbolli sipas tyre.

Katari ka hedhur poshtë akuzat, duke mbrojtur tezën se në numrin e të vdekurve janë shtuar edhe emigrantët që jetojnë në këtë vend prej shumë vitesh. Komiteti organizator i Kupës së Botës ka mbajtur këtë qëndrim: “Jemi thellësisht të keqardhur për këto tragjedi. Kemi qenë transparentë për këtë temë dhe kontestojmë zërat e pasaktë për numrin e punëtorëve që kanë humbur jetën në projektet tona”.

Check Also

Real Madrid fiton ndaj Liverpool, City mund Dortmundin

Real Madridi e ka fituar betejën e parë kundër Liverpoolit, duke triumfuar 3-1 në “Alfredo …

Heqja e pasaportave diplomatike të kombëtares, Meta: Vendim i pabesë e hakmarrje primitive e Ramës

Vendim të pabesë e hakmarrje primitive e ka cilësuar presidenti Meta ndërprerjen e vlefshmërisë së …

Laporta apo Pep? Të dyja palët në pritje të Messi-t

Barcelona është e vendosur që Lionel Messi të qëndrojë në klub përtej fundit të këtij …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *