Institucioni më i lartë i futbollit në Botë, FIFA publikon çdo muaj renditjen e ekipeve kombëtare në të gjithë botën. Kjo renditje përditësohet në bazë të ndeshjeve të luajtura, por për shkak të angazhimeve të vogla të Kombëtareve, renditja nuk ka pësuar shumë ndryshime nga publikimi i fundit i datës 19 dhjetor 2019.

Në krye të listës qëndron Belgjika, e ndjekur nga Franca dhe Brazili. Shqipëria nuk ka pësuar ndonjë ndryshim duke u pozicionuar e 66-ta me 1356 pikë. Përfaqësuesja e Kosovës në anën tjetër, renditet në vendin e 115-të me 1174 pikë.

Disa lëvizje të vogla në 50 vendet e para, ku Uellsi dhe Paraguai kanë humbur nga një pozicion, ndërsa Gana ka fituar 1. Renditja e re do të publikohet në 9 Prill 2020 .
