Yuri Kim identifikon dy problematikat që pengojnë zhvillimin e Shqipërisë

Ambasadorja amerikane në Tiranë identifikoi dy pengesa kryesore në rrugën e Shqipërisë drejt zhvillimit. Gjatë fjalës së mbajtur në tryezën “Sfida e Prokurorisë së Përgjithshme”, organizuar nga misioni PAMECA, kryediplomatja amerikane në Shqipëri vuri theksin tek korrupsioni dhe kultura e pandëshkueshmërisë.

“Si anëtare e NATO-s dhe si kandidate për anëtarësim në Bashkimin Europian, Shqipëria duhet të mbrojë shtetin ligjor. Kjo është një kërkesë dhe jo zgjedhje. Pandëshkueshmëria dhe korrupsioni duhet të marrin fund, sepse këto janë pengesat që po ndalojnë Shqipërinë në rrugën drejt zhvillimit”, deklaroi Ambasadorja Yuri Kim.

Në këtë kuadër ajo i vlerësoi si tejet me rëndësi reformën në drejtësi dhe përsëriti qëndrimin se SHBA dhe BE do të vazhdojnë ta mbështesin këtë reformë, sidomos në këtë moment të vështirë të saj.

Për moment të vështirë të reformës foli edhe Prokuroria i Përgjithshëm, Olsian Çela, që u ndal tek shkurtimi i burimeve njerëzore si pasojë e procesit të vettingut dhe shtimi i volumit të punës.

“Organet e drejtësisë po ballafaqohen me mungesa të theksuara në burime njerëzore për shkak të largimeve të magjistratëvve nga procesi i rivlerësimit kalimtar, ndërkohë që një pjesë e madhe e magjistratëve janë ende në proces apo nuk e kanë nisur procesin. Shtimi i ngarkesës së punës në çdo prokurori ka krijuar një situatë emergjence, pasi ndërsa jemi në vitin e katërt të reformës, ende nuk ka një perspektivë të qartë se kur sistemi do të funksionojë me kapacitete të plota”, deklaroi kryeprokurori.

Çela prezantoi masat emergjente që duhet të ndërmarrë institucioni që ai drejton, ndërsa si objektiv kryesor vuri theksin tek pavarësia e prokurorëve.

“Masat që ne vlerësojmë se duhet të ndërmerren shtrihen në disa plane, duke nisur që nga organizimi i brendshëm i zyrave, infrastruktura operacionale e deri tek strukturimi i bashkëveprimit ndërinstitucional. Në këtë kuadër, objektiv primar mbetet forcimi i pavarësisë dhe rritja e përgjegjshmërisë së prokurorëve përmes ndërtimit të një sistemi efikas monitorimi të aktivitetit të tyre në ushtrimin e funksioneve”, u shpreh ai.

Check Also

Rama: OSBE, mision i suksesshëm, tani duam Këshillin e Sigurimit në OKB

Shqipëria e vlerëson të suksesshme Presidencën e OSBE-së, pavarësisht vështirësive që dolën përgjatë këtij viti …

18 të vdekur, 801 raste të reja me Covid-19 në 24 orë

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka njoftuar se në 24 orët e fundit kanë ndërruar …

SPAK dërgon për gjykim çështjen ndaj ish-drejtorit të Tatimeve Korçë

Struktura e Posaçme Anti Korrupsion, SPAK, njoftoi të premten se kishte dërguar për gjykim në …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *