Xhafaj skaner ndërhyrjeve në Kodin Penal: Ndëshkime dhe për autoritete

Ish Kryetari i Komisionit të Posaçëm për Reformën në Sistemin e Drejtësisë, Fatmir Xhafaj ka komentuar ndërhyrjet në Kodin Penal.

Duke bërë një analizë për secilin ndryshim të parashikuar ai heq një paralele edhe me të drejtat themelore të njeriut duke bërë thirrje për të pasur kujdes.

“Ndërhyrja në Kod duhet të shënojë një ngjarje të rëndësishme.

Duhet të jemi shumë të kujdesshëm për ndërhyrjen në Kodin Penal, pasi preken të drejtat themelore të njeriut.

Proprozimet e sjella duhet të bazohen në konsultim të geërë dhe jo në propozime emocionale të dikujt.

Ndërhyrja është e domosdoshme në Kod pasi mungojnë dispozitat edhe pse duhet ta pranojmë që po shkelim pak procedurat”, nënvizon Xhafaj.

Gjithashtu shpreh kritika dhe për propozuesen e ndryshimeve të Kodit Penal.

“Prezantimi i Bodes në formulim është i keq dhe me probleme.

Ndëshkimet duhet të jenë proporcionale, në aspektin ekonomik, sociale dhe psikologjike.

Refletkimi në Kodin Penal të mbajë parasysh shkeljen e rregullave, ndëshkimi i veprimeve në përhapjen e epidemisë si dhe duhet të ishte parashikuar nevoja për të ndëshkuar ata që nuk morën masa apo fshehen fakte për pasojat e pandemise.

Ashtu si do të ndëshkojmë qytetarët që shkojnë në tregje, duhet të ndëshkojmë edhe autoritetet për veprimet apo mosveprimet e tyre”, tha ndër të tjera ish ministri i Brendshëm Xhafaj.

Check Also

Deputeti socialist humbet njeriun e shtrenjtë: Oh nëna ime….

Ditë zie në familjen e deputetit socialist Besnik Baraj. Përmes një postimi në Facebook, si …

Rama: Korrupsioni, problem. Ata me 40 mijë lekë s’do paguajnë taksë pas…2022

Në një bashkëbisedim të gjatë me qytetarët e Beratit, kryeministri Edi Rama tha se brenda …

Edi Rama “prezanton” Nasip Naçon në Berat: Duhet bashkim forcash në kohë sfidash

Kryeministri Edi Rama vijoi turin e bashkëbisedimeve me qytetarët në qytetin e Beratit. Në nisje …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *