Vetingu i politikanëve, Berisha nga Berati: Basha, skllav i Ramës që propozon SPAK-un të vendosë për deputetët

Në foltoren e radhës në Berat, ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar edhe propozimin e demokratëve për vetingun e politikanëve. Ai e akuzon Bashën si skllav të kryeministrit që propozon SPAK-un, sipas tij të Edi Ramës për të vendosur mbi mandatet e deputetëve.

“Në 30 vite histori legjislacioni në këtë vend akti më i turpshëm që kalon çdo imagjinatë të një njeriu të lirë është amendamenti që dërgon Edi Rama nëpërmjet tij (Bashës) në parlament, që SPAK-u të bëjë vetingun e deputetëve. Vetingu i politikanëve është i domosdoshëm, e kam mbështetur dhe e mbështes plotësisht, por jo mbi rregulla policeske që të mund ta përdorë dikush për të marrë peng deputetët, por mbi rregulla transparente. Ne bëmë një ligj që komisioni i Venecias e përmbysi. Vetingu i politikanëve bëhet në mënyrë transparente, shton formularin e deputetëve të gjitha problemet, dorëzojnë formulanin, krijo komisionin e Etikës pranë Parlamentit. Nuk dorëzohet legjislativi te prokuroria politike. Për prokurorinë ne në 2018 hoqëm imunitetin për korrupsionin, kemi një ligj antimafia të shkëlqyer, i kemi të gjitha mekanizmat. Se si mundet një forcë politike që e quan veten demokratike të propozojë që të vendosë SPAK i Edi Ramës për mandatet e deputetëve, duhet të jesh super skllav i Ramës që të bësh një propozim të tillë”.

Në takimin me demokratët e Beratit Berisha paralajmëroi protesta masive për largimin e kryeministrit Rama dhe rikthimin e PD në të gjitha parimet e saj demokratike.

“Nuk është vonë të mbrosh për atë që beson. Jam midis jush, me qëllimin kryesor që të ringrejmë së bashku PD, në idealet dhe fuqinë e saj. Ti rikthejmë asaj votën, besimin te vetja. Ta përgatisim atë në një betejë dhëmbë për dhëmbë me Edi Ramën. Atyre që i dhunohet vota, ata kanë protestën dhe vetëm protestën, ndaj jam dhe këtu te ju me besim të plotë, te çdo demokrat, që të përgatiten për protesta që Shqipëria kurrë nuk i ka parë. Nuk meritojmë ne të jemi votëshkelur, vullnet vjedhur, ne do të bëhemi qytetar të lirë. Tani për tani, Edi Rama ka marrë peng Bashën, i cili pasi u zgjodh, harroi çdo interes tuaj, e ka kap një frikë dhe tmerr nga ju, nuk takon asnjeri prej jush”.

Check Also

“Korrupsioni është kancer”, paralajmëron Yuri Kim: SHBA po ndërmerr hapa shtesë

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim ka paralajmëruar hapa shtesë nga SHBA për të luftuar …

Gruaja e ish-deputetit që u ekzekutua nxjerr emrat dhe ndryshon dëshminë

Dyshimet se vrasja e biznesmenit shkodran Pashko Ujka mund të ketë ndodhur për shkak të …

Negociatat, pse nuk ndodhin para prillit 2022

Nën shqetësimet e përhapjes së pandemisë, vendet e Bashkimit Europian po diskutojnë pak, ose aspak …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *