Vendimi i qeverisë për shtyrjen e pagesës së qirave është i pavlefshëm

Qeveria miratoi, të enjten, një akt normativ me fuqinë e ligjit, i cili shtyn pagesën e qirave mes subjekteve private. Sipas këtij akti, familjarët që kanë humbur punën nga koronavirusi, bizneset e vogla dhe studentët të cilët kanë kontratë me qiradhënësit, do kenë të drejtën ta shtyjnë pagesën e qirasë të muajve prill dhe maj për në qershor e më vonë dhe atëhere të paguajnë detyrimin e prapambetur me këste.

Akti normativ ndryshon një nga detyrimet kryesore të kontratës së qirasë të rregulluara nga Kodi Civil (KC). Neni 812 i KC parashikon se një nga detyrimet e qiramarrësit është të paguajë qiranë në afatin kohor të përcaktuar mes palëve.

Kodi Civil mund të ndryshohet vetëm nga Kuvendi me një shumicë prej tre të pestash dhe jo me një akt normativ me fuqinë e ligjit.

Këtë gjë e ka konfirmuar, me një vendim të vitit 2014, Gjykata Kushtetuese e cila është shprehur se një ligj, miratimi i të cilit bëhet me tre të pestat e Kuvendit, nuk mund të ndryshohen me akte normative.

Rasti në fjalë i referohej një akti të qeverisë, që synonte të ndryshonte disa dispozita të Ligjit për Nëpunësin Civil. Gjykata në këtë rast u shpreh:

“Gjykata vëren se ndryshimi i ligjit “Për nëpunësin civil”, përbën një kompetencë të Kuvendit. …Gjykata vlerëson se edhe çdo ndryshim që mund t’i bëhet ligjit “Për nëpunësin civil” në tërësi, ose dispozitave të veçanta të tij, nuk mund të arrihet nëpërmjet një akti normativ me fuqinë e ligjit, siç ka ndodhur në rastin konkret, por nëpërmjet një ligji të cilësuar, të miratuar në një procedurë normale nga Kuvendi, me të paktën tri të pestat e të gjithë anëtarëve të tij. “

Vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë të detyrueshme dhe direkt të zbatueshme. Çdo akt që bie në kundërshtim me to është i paligjshëm.

Kjo do të thotë se akti normativ i qeverisë për të shtyrë pagesën e qirasë është i pavlefshëm dhe nuk mund të zbatohet.

Check Also

Si po përgjohen nga SPAK rastet e dyshuara? 2576 CD dhe mbi 7 mijë DVD për t’u zbardhur, zyrtari i lartë tregon detajet

Korriku ishte padyshim një moment show force e SPAK që tregoi se po bëhet gati …

Los Anxhelos rikthen maskat, Biden: Vala e re e pandemisë, tek të pavaksinuarit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, i pyetur nëse amerikanët do të …

Reforma në drejtësi, Xhafaj: 24 orë para miratimit, diskutohej të binte qeveria. Sot ka të penduar nga ata që e kaluan

22 korriku i këtij viti shënjon 5 vjetorin e miratimit të ndryshimeve kushtetuese, themelin ligjor …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *