Udhëzimi i KiE: Qeveritë nuk mund të shfrytëzojnë emergjencën e CoVid-19 me vendime anti-demokratike

Këshilli i Evropës (KiE) botoi më 7 prill një dokument informues për vendet anëtare ku thekson se edhe pse situata dikton marrjen e masave që prekin të drejtat dhe liritë e qytetarëve, këto masa duhet të respektojnë vlerat themelore të demokracisë, shtetin e së drejtës dhe të drejtat e njeriut.

Vendet anëtare të KiE-së duhet të respektojnë Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut edhe në rastet e masave të jashtëzakonshme, dhe kanë detyrim të informojnë Këshillin me shkrim për masat që ato kanë marrë, arsyet dhe kohëzgjatjen e tyre. Këto masa duhet të miratohen nga Gjykata e të Drejtave të Njeriut e Strasburgut, me qëllim për të shmangur paditë e qytetarëve ndaj qeverive.

KiE thekson se pavarësisht situatës, një sërë të drejtash nuk mund të kufizohen apo pezullohen—ndër këto të drejta janë e drejta e jetës, mosdënimi me vdekje, mosndëshkimi pa ligj, mosndëshkimi dy herë, ndalimi i tortures, ndalimi i trajtimit çnjerëzor ose degradues dhe ndëshkimit, si dhe ndalimi i skllavërisë.

Kufizimi i të drejtës së jetës private, lirisë së ndërgjegjes, lirisë së shprehjes dhe lirisë së organizimit duhet të vendosen vetëm me ligj dhe në atë masë sa është e nevojshme për mbrojtjen e shëndetit.

KiE udhëzon se çdo masë duhet të jetë e parashikuar me ligj, duhet të jetë në proporcion me rreziqet dhe duhet të përcaktojë qartë kohëzgjatjen e saj.

Kufizimi i të drejtës së jetës private, lirisë së ndërgjegjes, lirisë së shprehjes dhe lirisë së organizimit duhet të vendoset vetëm me ligj dhe për aq sa është e nevojshme për mbrojtjen e shëndetit.

Nëse duhet të miratohen ligje të reja, ato duhet të jenë në përputhje me kushtetutat përkatëse dhe standardet ndërkombëtare dhe, sipas rastit, duhet të gjykohen nga gjykatat kushtetuese.

Masat e emergjencës duhet të arrijnë qëllimin e tyre me ndryshime sa më të vogla të rregullave dhe procedurave të vendimmarrjes. Qeverive nuk duhet t’u jepet kartë e bardhë nga parlamenti për të marrë çdo lloj mase.

Çdo kompetencë që parlamentet u delegojnë qeverive duhet të formulohet sa më ngushtësisht të jetë e mundur, me qëllim uljen e rrezikut të abuzimit nga qeveritë.

Parlamentet duhet të ruajnë pushtetin për të kontrolluar veprimet e qeverive dhe duhet të kontrollojë herë pas here nëse kompetencat e jashtëzakonshme dhënë qeverive janë ende të justifikuara apo duhet të ndryshohen apo anulohen.

Shtetet duhet të garantojnë se masat për kufizimin e lirisë janë absolutisht të nevojshme përkundrejt çdo mase tjetër më pak shtrënguese.

Duhen shmangur sado që të jetë e mundur vendosja e dënimeve të ashpra penale për moszbatimin e masave pasi ato krijojnë shqetësime serioze për respektimin e të drejtave të

Këshilli i Evropës do të vazhdojë të mbikëqyrë masat e marra nga shtetet anëtare dhe t’u ofrojë atyre asistencë për përballimin me efikasitet të krizës sanitare duke respektuar vlerat themelore të demokracisë, shtetit të së drejtës dhe të drejtat e njeriut./Argumentum

Check Also

Zelli i tepërt i socialistëve kuksianë vë në siklet kryeministrin Rama

Kryeministri Edi Rama duket se u vu në siklet të premten para opinionit publik pasi …

Kukësi i heq titullin “Nder i Qarkut” publicistit kosovar Veton Surroi

Publicistit dhe politikanit kosovar Veton Surroi, i hiqet titulli “Nderi i Qarkut Kukës” i dhënë …

“Lëvizni me urgjencë”, Kim flet për mbledhjen e KED dhe përsërit thirrjen

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, ripërsërit edhe njëherë thirrjen për politikën shqiptare se …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *