U padit nga Grida Duma, SPAK kërkon pafajësinë për Erion Veliajn

Prokuroria e Posaçme kërkon pafajësi për kryebashkiakun Erion Veliaj në procesin ku ai është paditur për “shpifje” nga deputetja e PD-së, Grida Duma.

Sipas SPAK, nuk ka elemente të veprës penale në deklarimet e pretenduara si “shpifje” nga paditësja. Gjykata tërhiqet për vendimin përfundimtar, i cili do të shpallet më 13 dhjetor, ora 15:30.

Padia për “shpifje”, e bërë nga deputetja e Partisë Demokratike, ka lidhje me deklaratat e Veliajt, i cili e ka cilësuar deputeten si trafikante apartamentesh dhe të dënuar për “mashtrim”. Këto deklarata, kryetari i Bashkisë Tiranë, i ka bërë pas akuzave të ngritura nga Partia Demokratike ndaj tij për lidhje me mafien italiane.

“Në reagimin e tij mbas deklaratës zyrtare të Partisë Demokratike, i akuzuari Erion Veliaj nuk paraqiti asnjë argument për të vërtetuar të kundërtën e deklarimeve të personave të përgjuar nga Antimafia Italiane, të cilët e implikojnë atë drejtpërsëdrejti, por zgjodhi të sulmojë në mënyrën më të ulët znj. Grida Duma duke hedhur akuza të pabaza dhe totalisht të pavërteta”, thuhet ndër të tjera në padi.

Më tej, theksohet se Veliaj e ka quajtur Grida Dumën “trafikante apartamentesh”. “E vetmja gjë e paverifikuar për ne mbetet se si Grida Duma u bë investitore pallatesh vite më parë, duke përfunduar në gjyqe për mashtrime dhe duke lënë burgjeve partnerët e saj në biznes”, ka thënë në atë kohë Veliaj, sipas padisë së Dumës.

Check Also

Vlerësimi i “The Economist”: Bilanci real i pandemisë, 12 mijë viktima në Shqipëri

Bilanci i pandemisë në Shqipëri mund të jetë shumë herë më i lartë nga sa …

Escobar: Do të shpallim persona të tjerë “non grata” në rajon

Zv/Ndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën Jugore dhe Qendrore, Gabriel Escobar u shpreh sot në …

Protesta e 8 janarit, Berisha thirret nesër në Prokurori, pasnesër Basha

Ish-kryeministri Sali Berisha dhe deputeti demokrat Flamur Noka do të thirren nesër në Prokurori, në …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *