Të premten, Dvorani del përpara komisionit hetimor për akuzat e Metës

Rritja e tensioneve mes mazhorancës dhe presidentit rikthejnë vëmendjen te komisioni hetimor parlamentar për shkarkimin e Metës. Të premten është njoftuar mbledhja e komisionit të posaçëm hetimor, një mbledhje e parë për këtë vit, duke thirrur për të dëshmuar Ardian Dvoranin, kryetarin e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Dvorani është zyrtari ndaj të cilit presidenti Ilir Meta ka depozituar një kallëzim penal në SPAK, duke e akuzuar për marrjen e kompetencave të presidentit sa i takon emërimit të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.
Sakaq presidenti prej ditësh po nxjerr dokumente duke faktuar që atë që pretendon për realizimin e grushtit të shtetit në kapjen e institucioneve, duke kryer ditët e fundit edhe një kallëzim penal ndaj ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj, sekretarit të përgjithshëm të ministrisë së Drejtësisë, Gentian Deva dhe ndaj Etleva Haxhisë, me detyrë Drejtoreshë e Qendrës së Botimeve Zyrtare.

Komisioni hetimor për shkarkimin e presidentit u krijua fillimisht me objektin për hetimin e pasojave që shkaktoi presidenti Meta me nxjerrjen e dekretit për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit. Në korrik, të vitit të shkuar, ky komision iu drejtua edhe Venecias për të dhënë mendime juridike nëse presidenti kishte shkelur Kushtetutën dhe kryer akt të rëndë me dekretin e nxjerrë.
Pas daljes së raportit të Venecias, dukej se shpresat e mazhorancës u pakësuan për gjetjen e ndonjë shkelje të rëndë ndaj kreut të shtetit, ndërsa menjëherë shfrytëzuan konfliktin e radhës për emërimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, për të cilësuar si shkelje emërimin e Marsida Xhaferllarit dhe mos pranimin e Arta Vorpsit në këtë detyrë.

Pas shtimit të këtij objektit të hetimit, Kuvendi iu drejtua sërish komisionit të Venecias për marrjen e opinionit në lidhje me afatet e emërimit të anëtarëve të Gjykatës dhe të faktit nëse presidenti shkeli Kushtetutën me mos pranimin si anëtare të Vorpsit dhe të nxjerrë së një dekretit përtej 30 ditëve për Xhaferllarin. Ky zgjerim i hetimit solli dhe përfshirjen në axhendë të thirrjes për të dëshmuar të kreut të KED-së, Ardian Dvorani.
Më 20 mars pritet të dalë raporti i Venecias. Ndërsa deri sa të dalë raporti pritet zhvillime të reja, siç është edhe thirrja e protestës së presidentit më 2 mars për të kundërshtuar aktet e grushtit të shtetit që pretendohet nga Meta me ligjet që po miratohen.
Për shkak të pritjes së mendimit të Venecias, komisioni hetimor e shtyu me katër muaj afatin, për ta marrë një vendim final për shkarkimin ose jo të presidentit në një seancë të posaçme parlamentare.

Check Also

Vdekjet nga Covid-19, Basha: Prokuroria të hetojë, mjekët asnjë përgjegjësi

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha zhvilloi një bashkëbisedim me disa mjekë dhe specialistë të shëndetësisë …

PD akuza qeverisë për koncesionin Milot-Fier: Vetëm një ofertues për tenderin €1,2 miliardë

Partia Demokratike akuzoi qeverinë Rama se ka rritur artificialisht kostot e ndërtimit të rrugës Milot-Fier …

Albert Mullai emërohet drejtor i ri i Akademisë së Forcave të Armatosura

Albert Mullai është drejtuesi i ri i Akademisë së Forcave të Armatosura. Ministrja e Mbrojtjes …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *