“Të mos humbim më kohë, Drejtësia nuk mund të karantinohet”

Ish-kryetari i komisionit të posaçëm parlamentar për Reformën në Drejtësi, Fatmir Xhafaj, u bën thirrje gjyqtarëve, prokurorëve, por edhe anëtarëve të organeve të reja të drejtësisë që të mos e ndalin punën e tyre.

Përmes një postimi në rrjetin social Twitter, Xhafaj nënvizon se sistemi i Drejtësisë nuk mund të karantinohet.

Ai nënvizon se COVID-19 nuk është shkak për bllokimin e plotë të hetimeve dhe gjykimeve dhe se nuk mund të humbet më shumë kohë me procesin e ringritjes të drejtësisë së re.

Një pjesë e njerëzve të drejtësisë janë solidarizuar për të dhuruar një pjesë të pagave të tyre.

Shumë prej tyre, Gjykata e Lartë dhe prokurorët kryesisht, janë në krye të detyrës këto ditë. Shumë çështje presin të shqyrtohen, vendime që të zbardhen. Kjo është realisht gjëja që na duhet.

Gjyqtarët dhe prokurorët, Organet e vetingut, KED, ILD, KLGJ dhe KLP, gjithë sistemi i Drejtësisë nuk mund të karantinohet! #COVID19 nuk është shkak për bllokimin e plotë të hetimeve & gjykimeve.

Nuk mund të humbim më shumë kohë me procesin e ringritjes të drejtësisë së re”, thekson Xhafaj.

Check Also

Ilir Meta pagoi 700 mijë dollarë në një kompani offshore, për të lobuar për LSI-në

Pak ditë më parë gazeta austriake “Kronen Zeitung” publikoi një lajm për lobimin e Ilir …

Mazhoranca drejt zgjedhjes së Presidentit që dëshiron

Kuvendi e quajti të hënën të ezauruar edhe raundin e tretë të votimit për president, …

Dy emrat e rinj për President: Një poet disident dhe një mjek-gjeneral!

Duket qartë se opozita nuk do të dërgojë një kandidat të sajin në raundin e …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *