SHBA: Qytetarët amerikanë në Shqipëri të planifikojnë kthimin e menjëhershëm në vend

Ambasada e SHBA në Tiranë me anë të një njoftimi të bërë publik në mediat sociale, ka nxitur të gjithë qytetarët amerikanë që të kthehen menjëherë në Shtetet e Bashkuara.

Ambasada njofton qytetarët amerikanë se të gjithë pikat kufitare janë të mbyllura dhe për momentin ka vetëm një fluturim ditor që niset nga Shqipëria, i kompanisë Air Albania.

Ndër të tjera në njoftim thuhet se nuk ka asnjë informacion të dhënë për sa kohë do të vazhdojë ky fluturim. Fluturimi i Air Albania niset nga Tirana për në Stamboll, ku ju mund të merrni fluturimet për në Shtetet e Bashkuara.

“Ambasada e SHBA nxit qytetarët amerikanë të planifikojnë kthimin e menjëhershëm në Shtetet e Bashkuara, përveç rasteve kur jeni të përgatitur për të qëndruar në Shqipëri për një kohë të pacaktuar. Të gjitha pikat kufitare janë të mbyllura dhe për momentin ka vetëm një fluturim ditor që niset nga Shqipëria, i kompanisë Air Albania. Nuk ka asnjë information të dhënë për sa kohë do të vazhdojë ky fluturim. Fluturimi i Air Albania niset nga Tirana për në Stamboll, ku ju mund të merrni fluturimet për në Shtetet e Bashkuara. Për më shumë informacion, klikoni këtu: https://bit.ly/2UiEwBQ
Qytetarët amerikanë në Shqipëri që kanë nevoje për ndihmë urgjente, ju lutemi të nisni një email në: ACSTirana@state.gov” thuhet në njoftimin e Ambasadës Amerikane.

Check Also

Basha: Fokusi, energjia e rinovueshme, leva kryesore për hapjen e 110 mijë vendeve të punës

Kryetari i PD, Lulzim Basha gjatë një takimi me përfaqësues të Shoqatës së Energjisë së …

Deputeti socialist humbet njeriun e shtrenjtë: Oh nëna ime….

Ditë zie në familjen e deputetit socialist Besnik Baraj. Përmes një postimi në Facebook, si …

Disa njerëz në Shqipëri janë të paprekshëm nga Covid-19

Djali i saj pesë vjeçar, dy prindërit e bashkëshortit dhe ai u infektuan të gjithë …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *