Raportuesja e PE shmang “grushtin e shtetit”: Është koha për bashkimin e politikës

Bashkimi Europian kërkon që palët të ulin armët dhe të jenë të bashkuara përpara vendimit të çeljes së negociatave. Ky ka qenë apeli i dhënë nga ana e raportueses së Parlamentit Europian për Shqipërinë, Isabel Santos, pas takimeve që ajo zhvilloi për dy ditë në Tiranë me udhëheqësit politikë shqiptarë dhe me përfaqësuesit e partive politike. Santos ka pasur një takim me kryeministrin Edi Rama të mërkurën, ndërsa të enjten u takua me përfaqësinë e opozitës që kryesohej nga ish-deputetët Genc Pollo dhe Klajda Gjosha, si dhe kryetarin e grupit të PS-së, Taulant Balla. “Shqipëria duhet të vijojë me reformat më tej me ato kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. E rëndësishme të përfundohet reforma zgjedhore në bazë të rekomandimit të OSBE dhe ODIHR. Ajo që dua të nënvizoj është se duhet të jemi të gjithë bashkë me këtë reformë. Një gjë tjetër e mirë është edhe shtyrja e ligjit Antishpifje, duhet të merren në parasysh të gjitha rekomandimet e organizmave ndërkombëtarë”, deklaroi Santos.
Raporterja e PE-së nuk preferoi t’u përgjigjej gazetarëve sa i takon konfliktit të ri të ndezur mes presidentit dhe mazhorancës dhe për akuzat e grushtit të shtetit.
“Nuk do komentoj çështjet e brendshme të politikës, është momenti për të qenë të bashkuar. Kjo është thirrja ime për të gjithë aktorët politikë. Ua kam shpjeguar rëndësinë e këtij momenti. Askush nuk mund të thotë që është përgjegjësia e BE-së. Thirrja ime është të jeni të bashkuar për të përmbushur këtë objektiv dhe për të arritur reformat e duhura. Kemi nevojë për sinjale të mira dhe të forta që të ecim përpara në këtë proces anëtarësimi. Ne të gjithë duam çeljen e negociatave dhe kjo duhet të jetë objektivi kryesor i kësaj. Ka ardhur koha që të gjithë të bëhen bashkë për të arritur këtë. Ky është momentin për t’u bërë bashkë. Aktorë të ndryshëm politikë, ju thashë se për të mbrojtur Shqipërinë unë do ta bëj këtë, por dua që të gjithë aktorët politik të jenë me mua”, u shpreh Santos.

“Ky është një vendim që duhet marrë nga aktorët politikë të vendit. E vetmja thirrje është reforma zgjedhore. Shqipëria duhet të përfundojë reformën zgjedhore në bazë të rekomandimeve të OSBE/ ODIHR . Sa i takon zgjedhjeve të parakohshme është një vendim që aktorët politikë do të duhet ta marrin jo unë”, theksoi Santos, e cila pritet të hartojë një raport të posaçëm mbi situatën politike në Shqipëri.

Përfaqësuesit e opozitës në takimin e zhvilluar me europarlamentaren kanë rishprehur qëndrimin e tyre se rruga e vetme për të dalë nga kriza janë zgjedhjet e parakohshme. “Rruga e vetme për të rivendosure normalitetin kushtetues, demokratik në vend, janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme dhe të parakohshme. Opozita po bën pjesën e saj për këtë restaurim dhe kthim në normalitet, që është kusht për BE. Është pengesa nga mazhoranca ajo që përbën një problem për Shqipërinë dhe negociatat. Ligjet si ai që i jep policisë që të përgjojë vend e pa vend. Me reporteren e PE-së, do të kemi një dialog të gjatë e të frytshëm”, tha Pollo.
Në të njëjtën linjë ishte dhe ish-ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha, e cila theksoi se mazhoranca taktika për të minuar reformën zgjedhore. “Unë i kërkova sot zonjës Santos një kërkesë të drejtë për drejtë për mazhorancën, e cila nuk duhet të sabotojë dhe të minojë në asnjë moment Reformën Zgjedhore që është hapi i parë për të plotësuar dhe një nga kushtet e Bundestagut për t’i dhënë mundësi Shqipërisë të çelë negociata në muajin mars, por mbi të gjitha për t’i dhënë mundësi shqiptarëve të votojnë të lirë për të zgjedhur qeverinë e tyre, për të zgjedhur të ardhmen e tyre dhe për t’i dhënë fund krizës politike dhe institucionale në vend”, theksoi Gjosha.

Check Also

Shpërndarja e mandateve të deputetëve, Tirana i merr dy Dibrës dhe Gjirokastrës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përgatitur projektvendimin për shpërndarjen e mandateve në 12 qarqet e …

PS: Komisioni “Dick Marty” i shërben vendit. Meta, deklarata politike

Mazhoranca iu përgjigj përmes Damian Gjiknurit deklaratave të Presidentit Ilir Meta se komisioni hetimor parlamentar …

Nisma “Thurje” shndërrohet në parti, pjesë edhe Rudina Hajdari

Drejtuesit e Nismës “Thurje” komunikuan zyrtarisht vendimin për t’u shndërruar në një forcë politike që …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *