Rama: S’e ndalojmë dot lëvizjen me vendim qeverie, bëhuni policia e vetvetes

Kryeministri Rama ka shpjeguar masat e marra nga qeverisja e tij lidhur me koronavirusin.

Në një intervistë për News24, kreu i qeverisë theksoi se kufizimet nuk kanë shkëputur gjithë aktivitetin në vend por vetëm atë që mund të ndikojnë në përhapjen e virusit që ka prekur vendin.

Ai theksoi se disa bizneset duhet dhe do qëndrojnë hapur pasi ndryshe ekonomia në vend do rrezikohej seriozisht.

‘As një vend, as Kina, nuk këput të gjithë zinxhirin ekonomi të vendit, por ato hallka, që sapo të rëndësishme, dhe sado e dhimbshme të jetë, nuk vënë në pikëpyetje ditën e nesërme. Nëse do të këpusnim zinxhirin e vendit totalisht, vërtete do ishim më të izoluar, por do ishim duke hapur atë gropë që thash dhe duke i bluar të gjithë së bashku kockat Shqipërisë, ku ka jetë pas luftës. E cila duhet të rifillojë me sa më pak plagë dhe jetë të humbura. Pa u gjendur në një shteg qorr, ku do të detyrohemi të hamë njëri tjetrin.’ – tha Rama.

Ai sqaroi edhe kufizimet e marra nga qeverisja e tij duke vënë theksin te ndalimi i lëvizjes së këmbësorëve pas orës 18:00.

‘Së pari është shumë e rëndësishme që të mos e harrojmë që virusi nuk përhapet nga ajri në kuptimin e mungesës së kontakteve por përhapet nga kontaktet. Dhe për këtë arsye edhe ekspertët iu këshillojnë qeverive që të bëjnë sa më shumë për t’iu shpjeguar njerëzve që nëse dalim më këmbë nuk jemi domosdoshmërisht më këmbë po qe se nuk ruajmë distancat dhe nuk jemi të vëmendshëm gjatë gjithë kohës që të mos prekim fytyrën me duar. Sigurisht që do të ishte ideale të pengohej dalja e këmbësorëve deri në fund të ditës por njerëzit duhet të dalin për të bërë pazaret dhe këtu askush, askund, as në Kinë ku faktikisht është vendosur regjimi më rigoroz pak a shumë është i njëjti regjim që kemi sot në Shqipëri me ndonjë përjashtim.’ – tha ai.

Kreu i qeverisë shtoi më tej se nuk mund ta ndalojë qeveria me një vendim lëvizjen e këmbësorëve por secili duhet të japë ndihmën e tij për kapërcimin e situatës ku ndodhet vendi.

‘Nuk është qeveria që mund të ndalojë tërësisht lëvizjen e këmbësorëve në 24 orë, duhet ta kufizojë por çdokush duhet të bëjë të veten. Është një luftë në çdo front dhe çdo individ ka një segment. Në atë segment duhet të jetë policia e vetvetes. Prandaj iu them të gjithëve që të shmangin çdo dalje që nuk është e domosdoshme. Nuk është koha për të dalë xhiro, për të bërë shëtitje, për të marrë diell duke lëvizur në rrugë, por koha për të kufizuar lëvizjen.’ – vijoi Rama deklaratën e tij.

Check Also

Venecia kritikon socialistët për ndryshimet e njëanshme në kushtetutë

Komisioni i Venecias shprehu keqardhje për procedurën e ndjekur nga Partia Socialiste dhe mbështetësit e …

Mirel Mërtiri, padi kundër BIRN Albania për dëm ‘moral dhe ekzistencial’

Me pretendimin se raportimi për lidhjet e tij me koncesionet e trajtimit të mbetjeve urbane …

Shtetëzohet kolaudimi, nga 1 janari kontrolli i makinave 1 herë në 2 vjet

Kryeministri Edi Rama ka publikuar disa prej risive që do të përfitojnë drejtuesit e mjeteve …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *