Rama: Reformat duhet t’i bëjmë për brezin e ardhshëm jo sespe i kërkon Brukseli

Kryeministri Rama ka thënë sot se vendi do vijojë në rrugën e reformave, të cilat sipas tij nuk janë thjesht sepse i kërkon BE-ja por sepse i duhen vendit.

Ai ishte i ftuar në konferencën vjetore “State of the Union” në Universitetin e Firences në Itali.

“E rëndësishme të vijojmë të bëjmë atë që po bëjmë. Nuk duhet se duhet ta bëjmë se njerëzit në Bruksel apo Paris, duhet ta bëjmë për fëmijët, këto reforma janë në të mirë të vendit. Kemi nevojë të zhvillojmë për brezin e ardhshëm. Na duhet durim derisa vlerësimi të bëhet edhe në nivelin vendimmarrës të Këshillit të Europës. E dimë mirë që vendimet janë edhe më ndikuese. Nuk lidhet vetëm me atë çka ti bën, por është edhe për atë që ata kanë nevojë. Në rregull s’ka problem, e dimë se çfarë është e rëndësishme, nuk kemi shumë fuqi për të ndryshuar gjëra. Nëse një vend ka zgjedhje, një tjetër ka problem për debat politik për emigrantët, apo një vend do zgjerimin. Ti bësh të gjithë bashkë një zëri për hapin tjetër është gjithmonë e më e vështirë.” – tha Rama.

Lidhur me dialogunKosovë-Serbi, kreu i qeverisë tha se ai është i tejzgjatur në kohë por shtoi se përfshirja intensive e Gjermanisë dhe Francës në këtë proces do e lehtësojë atë.

“Mendoj që pikësëpari mënyra më e mirë për të ecur përpara të biem dakord për mos rënë dakord për atë që nuk ështëe zgjidhshme. Të punojmë së bashku me gjithë vendet e rajonit për atë që është e mundur. Duhet të bëjmë më të mirën për të arritur këtë hapësirën Shengen, ku 4 liritë e Europës zbatohen. Besoj fort, është thelbësore ajo çka Gjermania dhe Franca do të duan të bëjnë kur bëhet fjalë për dialogun Serbi-Kosove. Është tejzgjatur për një kohë të gjatë, dhe është parë sipas meje në mënyrë jo korrekte, kjo ka qenë ndjesia në të dyja vendet si diçka që është lënë në nivel më të ulët se sa të vihet në krye. Pra sjellja në nivelin më të lartë, përfshirja e Francës dhe Gjermanisë, apo dhe të tjerët, është e rëndësishme.” – shtoi Rama.

Check Also

Skenari i plehrave: Si u dhjetëfishuan kostot e menaxhimit të mbetjeve të Durrësit

Javën e parë të qershorit, kontejnerët e mbeturinave në Durrës u tejmbushën sërish me plehra, …

Në Bruksel propozohet sanksionimi i të akuzuarve për korrupsion, KE sqaron çdo të ndodhë me të shpallurit “non grata” në SHBA

Komiteti i Punëve të Jashtme në Parlamentin Europian miratoi me 58 vota pro, 8 kundër …

“Ju kisha thënë”, qëndrimi i Holandës për negociatat, Rama: Zgjedhjet mbaruan, Shqipëria u zhbllokua

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas qëndrimit të Holandës për negociatat me Shqipërinë. Me anë …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *