Rama prezanton masat lehtësuese: Do të rriten ndëshkimet për shkelësit deri në heqje lirie

Kryeministri Edi Rama, përmes një video mesazhi ka prezantuar masat lehtësuese që pritet të ndërmarrë qeveria duke filluar nga java e ardhshme.

Sipas kreut të qeverisë, masat lehtësuese do të jenë shumë të vogla, ndërsa theksoi se do të rriten sanksionet për shkelësit e tyre dhe madje për disa mund të ketë dhe heqje lirie.

“Do zgjasim fashën orare, por do të rriten ndëshkimet, për rastet e përsëritura mund të shkojmë deri në heqje lirie. Sipas dinamikës, do përpiqemi të lejojmë automjetet private me fashë orare të zgjatur për punonjësit. Do të autorizojmë hapjen e dyqaneve jashtë qendrave tregtare.

Rregulla strike për shkeljet, që patjetër do shoqërohet me mbyllje, sekuestrim malli e madje heqje lirie. Sipërmarrësit të jenë të gatshëm dhe të krijojnë kushte që të mbrojnë personelin dhe klientët. Duam të lehtësojmë shërbimet bankare, tanimë që bankat duhet të përballojnë një fluks të shtuar.

Policia ka kapur lokale shërbimi ku ofrohet kafe dhe raki kafeve të lagjes. Janë pak raste, por shumë për të bërë hatanë. Na duhet të përshkallëzojmë masat që një pakicë absurd mos marrë në qafë shumicën dërrmuese të cilën duhet ta lehtësojmë sado pak. Nuk mund ta humbim këtë luftë për qejfin e atyre se nuk marrin vesh. Shqipëria është në gjendje të bëjë një histori suksesi që do të mbahet mend gjatë”, tha kryeministri Edi Rama.

Check Also

Marku nuk kursen kritikat për Kuvendin Kombëtar: Teatër absurd. PD në pikën më kritike, duhet strategji e re

Me tone të ashpra dhe kritike deputeti i zgjedhur demokrat Mark Marku i është drejtuar …

KAS hap hetim administrativ për deputeten e PS, publikohet arsyeja

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve shqyrtoi sot kërkesën ankimore ndaj kandidates për deputete të PS …

PD shpall listën e kandidatëve për Këshillin Kombëtar

Partia Demokratike ka publikuar emrat e kandidatëve për anëtarë të Këshillin Kombëtar. Janë 300 anëtarët …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *